Flash

"Titullin e sjellin fitoret, Melo një gënjeshtar": Daja i ekzaltuar nga dhjetë golat në tre ndeshjet e fundit

Lapsi.al 24 April 2021
"Titullin e sjellin fitoret, Melo një gënjeshtar": Daja i

"Kemi një moment të mirë, pavarësisht se kemi luhatje, kishim edhe sot, të cilat nuk janë të mira. Çdo ekip ka cilësi që të të hapë probleme. Gëzojmë një formë të mirë dhe ajo që është më e mira, është se po shënojnë sulmuesit". Ilir Daja kërkon të mbajë me këmbë në tokë një skuadër që xhiron me 1000 km/h e në tre ndeshjet e fundit ka realizuar 10 gola, me të gjithë sulmuesit rregullisht në tabelën e shënuesve.

E megjithatë për titullin kampion Daja nuk pret dhurata nga askush, edhe pse Tirana këtë herë i ka bërë një favor jo të vogël, duke rrëzuar nga vendi i parë Teutën: “E rëndësishme është ajo që bëjmë ne. Është fitorja e tretë radhazi. Kemi entuziazëm në ekip. Na çliroi goli i parë i Jasir Asanit. E kërkuam fitoren nga fillimi deri në fund dhe nuk e vumë asnjëherë në diskutim. E dinim që Kukësi, mund të na sillte probleme, pasi është ekipi që ka shënuar më shumë. Këto ishin orientimet e stafit".

Tekniku ka dashur të saktësojë edhe situatën në lidhje me brazilianin Melo. Raporti me lojtarin gjatë gjithë sezonit ka qenë me ulje e ngritje, por kur u duk se Melo fitoi besimin e Dajës, ka ardhur një tjetër përjashtim për wingerin: "Melo? Nuk i marr unë vendimet. Melo një ditë para ndeshjes me Kastriotin ka dalë nga stërvitja i dëmtuar. Ka bërë eko dhe sipas specialistëve, u zbulua se nuk vuante nga dëmtimi. Përderisa e gjeti kurajon që të gënjejë dhe të largohet, e ka marrë përgjigjen”, përfundoi trajneri i Partizanit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI