Flash

Jorginho shpërthen kundër Lampard: "Nuk ishte gati të stërvitste në këtë nivel"

Lapsi.al 25 April 2021
Jorginho shpërthen kundër Lampard: "Nuk ishte gati të

Chelsea nën drejtimin e Thomas Tuchel ka filluar të fluturojë përsëri dhe Jorginho gjen rastin të pastrojë rrugën, për më tepër atë të së kaluarës, duke folur për ish-trajnerin e tij Frank Lampard. "Unë do të jem shumë i sinqertë. Mendoj që, duke qenë se ishte një legjendë e klubit, kaloi disa hapa që duhen bërë për të drejtuar në një nivel të lartë," i tha ai Espn. Erdhi në klubin ku ishte një legjendë, me shumë pak eksperiencë me skuadra të tjera. Mendoj se erdhi shumë shpejt, duke kapërcyer nivelet. Nuk ishte i përgatitur për një punë në atë nivel, kjo është e vërteta".

Diçka duhet të jetë prishur në marrëdhëniet midis të dyve dhe fjalët e Jorginho e dëshmojnë qartë këtë. Titullar i palëvizshëm në vitin e parë nën drejtimin e Lampard, në sezonin e dytë italo-braziliani ra në hierarki, duke filluar nga stoli në 11 nga 18 ndeshjet e Premier të drejtuara nga trajneri anglez para shkarkimit. Dhe pas muajsh heshtje, tani Jorginho ka shpërthyer, duke përdorur fjalë dhe tone shumë të ashpra ndaj legjendës së klubit londinez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI