Flash

Video/ "Luftoni si luanë, një armik për tu mundur": tifozët e Fiorentinës kërkojnë 'kokën' e Juventus

Lapsi.al 25 April 2021
Video/ "Luftoni si luanë, një armik për tu mundur":
“Një armik për tu mposhtur, një shpëtim që duhet të arrihet. Luftoni si luanë ose qërrohuni që këtu!". Fiorentina është në prag të një provimi pjekurie, sfida në Franchi kundër Juventusit, që vendos në lojë pikë shpëtimi, por edhe krenarie dhe nderi dhe tifozët, në masë, kanë dashur tia kujtojnë djemve të Iachinit. Qindra njerëz u mblodhën në Davide Astori Center për të mirëpritur ekipin para se të përfundonin përgatitjet për t'i inkurajuar ata të përmbushin misionin. Klubi Viola, ende në heshtje për shtyp dhe përsëri në grumbullim nga mbrëmja e kaluar, vijnë nga suksesi në Verona, që ka qetësuar disi mjedisin, edhe pse renditja mbetet delikate. Pezzella dhe shokët e tij të skuadrës do të përpiqen të rimarrin fitoren në shtëpi, që mungon që nga shkurti dhe do të përpiqen të kenë sukses në ndeshjen, gjithnjë e më të ndjerë. Jo rastësisht, mbi dyqind tifozë janë gumbulluar përpara qendrës sportive 'Davide Astori', pak para fillimit të seancës së fundit, për të inkurajuar ekipin t'i japë të gjitha. "Një armik për t'u mundur, një shpëtim për t'u arritur: luftoni si luanët ose qërrohuni që këtu" shkruhej në një pankartë të grupit të mbështetësve, të cilët nuk hezituan edhe të këndojnë kore për të inkurajuar lojtarët për të nderuar fanellën dhe për të dhënë gjithçka në fushë për të mposhtur Juventusin (siç në ndeshjen e parë) dhe ta shpëtojnë Fiorentinën sa më shpejt të jetë e mundur.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI