Flash

Video/ Manchester City, triumf në frymën e fundit në Carabao Cup: Tottenham i dorëzohet Laporte

Lapsi.al 25 April 2021
Video/ Manchester City, triumf në frymën e fundit në Carabao Cup:

Manchester City fiton Carabao Cub për të tetën herë në histori: është trofeu i parë zyrtar këtë sezon për ekipin e Guardiolas, që mban gjallë ëndrrën 'tripletë'. Mundet 1-0 në finalen e Wembley, Tottenham i Mason, i thirrur për të zëevendësuar Mourinhon më pak se një javë më parë. Dominim total i Citizens gjatë gjithë ndeshjes: një shtyllë dhe të paktën dy pritje të shkëlqyera nga Lloris janë parathënia e golit fitues të Laporte në minutën e 82.

I merituar trofeu i parë zyrtar i fituar këtë sezon nga Manchester City: Carabao Cup 2020-2021 është i tij në fund të një ndeshje kundër Tottenham, me një drejtim në favor të ekipit të Guardiola në Wembley (ku kishte 8,000 tifozë). Në minutën e 8, krosimi i Mahrez nga e djathta gjeti Sterling në qendër me topin që kaloi sipër traversës. Pak më vonë, sulmuesi britanik goditi me të majtën nga fare pranë, pas një veprimi të bukur të De Bruyne: u duk si gol, por ishte vendimtar devijimi në linjë i Dier, që shpëtoi gjithçka. Monologu i Citizens arriti kulmin në të 25' kur goditja e Foden u përplas në shtyllë, por jo më parë se të devijohej nga Dier edhe njëherë shpëtimtar.

Tentativa e parë e Spurs erdhi vetëm në fillim të pjesës së dytë, kur Lo Celso lëshoi një goditje nga distanca, të cilën Steffen e devijoi në kënd. Goditja me kokë e Gundogan nuk e shqetësoi Lloris, ndërsa në minutën e 73 Mahrez e detyroi portierin francez të mbrohet në këndore. Por, pothuajse në mënyrë të pashmangshme, muri i Tottenham u shemb 8 minuta nga fundi: goditje e dënimit e De Bruyne nga e majta, Laporte i mori kohën e ngritjes Sissoko dhe shënoi golin vendimtar, duke lënë Lloris të palëvizur. Është Kupa e tetë e Ligës angleze për City; i katërti me radhë. Citizens arrijnë tani Liverpool në krye të listës së nderit. Tani mendja shkon te PSG; në kërkim të 'tripletës'.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI