Flash

Video/ Inter vendos dorën mbi titull: panikun veronez e largon Darmian dhe arbitri Abisso

Lapsi.al 25 April 2021
Video/ Inter vendos dorën mbi titull: panikun veronez e largon Darmian dhe

Gjithçka për të humbur për Interin, asgjë për të humbur për Veronën, që, përtej 6 humbjeve në 7 ndeshjet e fundit, ka kohë që ka arritur objektivin e saj sezonal. Interi i la të luanin topin pa u zbilancuar, Verona argëtohej kur kishte topin, duke tentuar të qendronte në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Por lojtarët e Contes përdorën kundërsulmin e frikshëm, duke përfituar nga mbrojtja shumë e lartë e Juric, për të trembur Silvestrin, që pritjen e parë të vërtetë e bëri në minutën e 17' ndaj Hakimi. Bilanci i pjesës së parë, përtej 0-0 të fiksuar në tabelën e rezultatit, tregoi tre mundësi të rëndësishme shënimi për zikaltrit kundër vetëm një për venetëve, zotërim të topit dukshëm në favor të Interit, por me dy mbrojtës të Veronës (Ceccherini dhe Magnani) nga tre të ndëshkuar me të verdhë, gjë që e bëri Juric të ndryshojë të gjithë linjën përveç Dimarcos në interval.

Guximin që nuk e pati Inter, e gjeti Verona që u fut në fushë në pjesën e dytë e pashqetësuar. I riu Ilic në mes të fushës konfirmoi gjithçka që thuhet për të, diagonalja e Faraonit nuk gjeti kuadratin dhe vetëm pas një orë loje, Inter filloi të shfaqej rrezikshëm. Rasti më evident ishte goditja e lirë e Hakimit që u stampua në shtyllë. Në fakt, më tepër nisma individuale se kolektive, sepse Verona vazhdon të jetë një kundërshtare shumë e denjë dhe pa frikë. Por Conte ka shumë zgjedhje dhe një nga këto quhet Darmian. Mbrojtësi mori vendin e Perisic dhe në mundësinë e para që iu dha përpara Silvestrit nuk gaboi. Goli nuk e zhbllokoi Inter, përkundrazi, do të kishte një barazim të Veronës falë një pasigurie të re nga Handanovic, i cili megjithatë u fal nga gjyqtari Abisso: portieri slloven u prek nga Faraoni, por është objektivisht e vështirë, të rishikosh veprimin e të konsiderosh mbrojtësin fajtor. Interi me kënaqësi e pranoi dhuratën dhe mori në shtëpi tre pikë që e bëjnë titullin edhe më të prekshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI