Flash

Diplomacia e vaksinave/ Sputnik V rrëzon nga karrigja kryeministrin sllovak

Lapsi.al 31 March 2021
Diplomacia e vaksinave/ Sputnik V rrëzon nga karrigja kryeministrin sllovak

Pas menaxhimit kaotik të vendit për një vit, kryeministri sllovak, Igor Matoviç njoftoi dorëheqjen e tij nga pushteti të Dielën 28 ​​Mars. "Në prag të javës së pashkëve (...), vendosa të bëj një gjest faljeje ndaj njerëzve që kërkuan dorëheqjen time si kryeministër ”, deklaroi ky ish biznesmen i zgjedhur pa një program real.

Në këtë rrënje të papritur ndikoi mbi të gjitha ishte vendimi i tij i njëanshëm për të importuar vaksinat ruse Sputnik V në 1 Mars, e cila shkaktoi një krizë të madhe qeveritare. “Ky operacion, i kryer me sekretin më të madh dhe pa pritur autorizimin nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA), u shkas për një krizë që zgjati për tre javë, ”shpjegoi për Le monde analisti politik, Grigorij Meseznikov.

Me ndihmën e kryeministrit ultranacionalist hungarez Viktor Orban, Z. Matovic negocioi me Moskën për të importuar 200,000 doza të Sputnik, të cilat nxitoi ti priste vetë mbi pistën  e aeroportit të Kosice-s, qyteti i dytë më i madh i vendit. Kjo shfaqe teatrale, të cilën ai nuk e kishte kryer kurrë më parë për markat e tjera të vaksinave perendimore, tronditi disa nga partnerët e vet të koalicionit, me qëndrime të qarta pro-evropiane të cilët nuk ishin konsultuar paraprakisht.

Ministri i tij i Punëve të Jashtme, Ivan Korcok, e denoncoi këtë akt si një "operacion të luftës hibride", përpara se të jepte dorëheqjen të mërkurën në 24 mars. Për shkak të këtyre ndarjeve, dozat e Sputnik V ende nuk janë injektuar mbi popullsinë sllovake.

Igor Matoviç u emërua kryeministër në Mars 2020 pasi fitoi zgjedhjet legjislative me 25% të votave. Nën drejtimin e tij Sllovakia vuajti një menaxhim të keq të krizës së koronavirusit i cili shkaktoi gati 10,000 vdekje, në këtë vend me 5.5 milion banorë.

Komisioni Evropian ende nuk është përfshirë në negociata me prodhuesin e Sputnik V, për të përfunduar me të ta një kontratë blerjeje, si ajo që bëri me gjashtë laboratorë perendimorë (Moderna, PfizerBioNTech, Sanofi, AstraZeneca, CureVac dhe Johnson & Jonhson). Por disa burime evropiane i konfirmuan francezes Le Monde të lexuar nga Lapsi.al, se nuk do të jetë e largët dita kur kjo do të ndodhë aq më tepër që shtete të fuqishme si Gjermania po këmbëngulin për këtë obsion.

Prej disa javësh, Angela Merkel ka përsëritur se ajo është në favor të idesë që Gjermania të përdorë Sputnik V nëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) jep dritën jeshile. "Përtej dallimeve tona politike, të cilat janë të thella, është e mundur të bashkëpunohet [me Rusinë] në një nivel humanitar në kontekstin e pandemisë”, deklaroi kancelarja gjermane në 21 janar. Që atëherë, ajo ka bërë një hap tjetër përpara. Në rast të aprovimit nga EMA, "Unë do të preferoja një porosi Evropiane, por nëse kjo nuk vjen, ne duhet të ndërmarrim vetë një "zgjidhje gjermane. Kjo është e mundur dhe këtë do ta bëjmë", paralajmëroi Merkel më 19 mars duke folur për vaksinën ruse. 

Burimi Le Monde 31 mars përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI