Flash

Përdorimi në fushatë/ Robert Ndrenika pas Ermalit dhe Çiljetës, video dhe reagime në rrjet

Lapsi.al 25 March 2021
Përdorimi në fushatë/ Robert Ndrenika pas Ermalit dhe

Përfshirja e aktorit të njohur të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, në fushatën e PS-s, menjëherë pasi këtë e bënë Ermal Mamaqi dhe Çiljeta, nuk është pritur mirë në rrjetet sociale. Reagimet kundër spotit propagandistik (shiko poshte) pro aktorit kanë qenë të shumta edhe pse ai konsiderohet një figurë e dashur për publikun shqiptar për shkak të kushedi se sa role që ka luajtur në teatër dhe nëpër filma.

Kundërshtia më e madhe ndaj Ndrenikës nuk lidhet me faktin se thjesht një aktor afilohet me një parti politike në fushatë elektorale, por ka të bëjë më tepër me atë se spoti nis me Teatrin Kombëtar, një "akt barbar" sipas gazetes Le monde, që Rama e Veliaj e kryen së bashku në kulmin e pandemisë në vitin 2020.

Ndrenika fillimisht ishte kundër shembjes së Teatrit, por më pas u rreshtua në radhën e artistëve që iu bashkuan korit propagandistik të Erion Veliajt, që ishin pro shembjes. Në videon më poshtë mund të shihni spotin e plotë të publikuar mëngjesin e sotëm nga Rama në faqen e tij në Facebook. Ndrenika shkon edhe më tej kur flet me gjuhën e Ramës teksa premton rritje rrogash për aktorët a thua se kjo është në dorën e tij apo a thua se Ndrenika kandidon vetë në këto zgjedhje.

Po krejt ndryshe nga sa thotë në spotin e xhiruar tani Ndrenika ka pasur nje mendim krejt tjetër për Edi Ramën të cilin e ka shprehur të plotë në një intervistë me Eni Vasilin (poshte).

Dje dhe sot me video/ Shikoni ç’thoshte Bert Ndrenika dy vite më parë për teatrin dhe Ramën

Ndoshta kjo mungesë koherence e ka detyruar aktorin tu përgjigjet kritikave të shumta me një reagim as mish as peshk në faqen e tij në Facebook, për të cilën është folur shpesh se nuk e administron ai vetë. Ndrenika thjesht shpreh habinë me reagimin e tij se përse njerëzit në rrjetet sociale nuk e kanë mirëpritur faktin që doli në një spot elektoral të Edi Ramës, ideatorit dhe autorit të shembjes së Teatrit Kombëtar. Më poshtë reagimi i plotë i Ndrenikës.

 

Por në rrjetet sociale ka nisur të bëhet virale një tjetër video e ndërtuar pjesërisht me spotin elektoral të Ramës me zërin e Robert Ndrenikës dhe pjesërisht me pamjet teksa po shembet Teatri Kombëtar. Edhe pse ai mbetet një figurë e dashur për publikun për shkak të roleve të tij të shumtë, Ndrenika nuk i ka shpëtuar dot shpotitjes nga publiku të cilët e quajnë këtë akt të dytë të tij një tjetër shërbim ndaj regjimit që shembi Teatrin Kombëtar.

Bert Ndrenika si Shaban Qosja, kujtohet sërish të flasë për teatrin (video)

Fillimisht Ndrenika i shërbeu Ramës dhe Veliajt duke u larguar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe duke u deklaruar haptaz pro shembjes së tij. Sot aktori i njohur i kushedi sa e sa roleve është sërish në shërbim të revanshit propagandistik të Edi Ramës në kërkim të një mandati të tretë. Më poshtë video virale në rrjet që kundërshton spotin e Ndrenikës për Partinë Socialiste.

©Lapsi.al

[video width="426" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-25-at-17.13.23.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI