Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Akuza e Bushatit: Rama më përjashtoi se nuk bëra pakt me Djallin, me Tom Doshin nuk e kam personale

Lapsi.al 23 March 2021
Akuza e Bushatit: Rama më përjashtoi se nuk bëra pakt me Djallin,

Për largimin e tij nga gara e 25 Prillit, Ditmir Bushati ka dhënë një version tjetër nga ai që paraqiti Rama, sipas të cilit ai “nuk e kishte punuar tokën” në kuptimin që nuk kishte punuar si duhet me socialistët. Gjatë një interviste me Adi Krastën në A Shoë, Bushati kujtoi rezultatin e vitit 2017 të PS në Shkodër, të cilin ai e quajti “historik”. Për të treguar se shpjegimi i Ramës nuk qëndronte, Bushati kujtoi se pas vendosjes së Ilir Beqes si drejtues qarku në Shkodër, objektivi i socialistëve kishte qenë i njëjti rezultat, pra sërish 4 deputetë.

“PS në Shkodër ka marrë rezultatin historik në 2017 dhe nëse ka një gjë të padrejtë është linçimi im publik për Shkodrën. Sot për shkodrën u vendos Ilir Beqja dhe objektivi është 4 mandate, pra drejtuesi politik ndërrohet dhe objektivi mbetet i njëjti. Pra kur flitet për lërim toke, rezultati i 2017 mbetet historik dhe nuk gjen akuza për manipulim për klimën politike etj etj” tha ish ministri i jashtëm.

Lexo edhe: Kulisat/ Rilindja e Shkodrës në duart e Tom Doshit

Po atëherë përse e përjashtoi Rama nga gara për Shkodrën? Bushati në këtë pikë tregon se kur u ftua në PS, Rama i kërkoi që t'i japë fytyrën e tij politikës dhe për të kjo do të thoshte,  të mos bënte pakt me Djallin.

“Dhe më ka bërë përshtypje kur Edi Rama më ka thënë “Dua t’i japësh fytyrën tënde politikës”, dhe unë kështu e kam kuptuar, që të mos bëja pakt me djallin dhe disa fenomene gërryese të tranzicionit t'i përballonim, fillimisht brenda radhëve tona, po kur veshi zë shumë dyllë, duhet të flasësh në publik. Prandaj them, se kam qenë i qartë për këtë vendim se nuk kam parë reflektim. E kam thënë edhe pas rënies së tërmetit që më është dukur vetja si inxhinier që thotë shiko se ky pallati ka rrezik shembjeje. Se unë e kam thënë që nuk jam as senator as rishtar në politikë. Do kisha kompleks nëse do kisha bërë pakt me djallin, nëse do i kisha dhënë akses krimit, nëse do isha peng i tyre” tha Bushati.

https://lapsi.al/2019/09/05/perplasja-me-doshin-bushati-per-te-shpallurit-non-grata-nga-shba/

I pyetur nga Krasta për Tom Doshi, përgjigjia është se me Tom Doshin nuk ka asgjë personale, por për të shpjeguar se çfarë ndodh me politikën e Partisë Socialiste në këtë qytet, ai rendit një sërë emrash të politikës që nuk janë më, ndërsa në Shkodër, ka mbetur gjithnjë Tom Doshi.

“Qëndrimet e mia ndaj fenomenit kanë qenë shumë të qarta. Nuk ka njeri në PS dhe në Shkodër që të mos t’i dije qendrimet e mia në këtë pikë. Bëni një analizë. Para meje kanë qenë në PS e Shkodrës Mimoza Hafizi, Bashkim Kopliku, vetëm zotëria që ju përmendët vazhdon të jetë deputet. Të gjithë të tjerët fshihen rrugës. Fshihen rrugës.

Ka qenë Shaqir Vukaj, Mehdi Zhega, Paskal Milo, Fehmi Abdiu, Ilir Gjoni, njerëz me një emër të caktuar. Asnjë nuk njihet me veprimtari të dyshimta. Mbase në një moment mund të kishin pakte me këtë kategori që përmendët ju, por Shkodra që para 100 vjetësh përfaqëshej nga Luigj Gurakuqi, sot duhet të përfaqësohet nga një nivel tjetër. Ky është shqetësimi im që kam pasur, nuk kam asnjë gjë personale me Tom Doshin”.

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI