Flash

Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e "drejtësisë së re"

Lapsi.al 26 March 2021
Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e

Përplasja mes institucioneve të reja të drejtësisë të kontrolluara nga pushteti dhe atyre pak ndërkombëtarëve që refuzojnë ta bëjnë të zezën të bardhë, po kap maja të pa para më parë.

Ndonëse prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj është në një proces tejet problematik vettingu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP,  i drejtuar nga Gent Ibrahimi, vendosi ta caktojë atë në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Procesi i ngritjes në detyrë të Imerajt, prokurores që mbylli çështjen e tenderit me dokumenta fallco të unazës, u bë pa përfillur filtrat e vettingut. KLP tha se kreu një veting “paralel” dhe njoftoi më 13 mars se, verifikimi i pasurisë dhe figurës për Imerajn kishte rezultuar pa probleme, duke i lejuar të vazhdojë garën, si kandidate e vetme për kreun e prokurorisëmsë Tiranës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndryshoi me shumicë votash në tetor 2020 rregulloren për rekrutimin dhe karrierën e prokurorëve, duke i dhënë të drejtën vetes që të kryejë verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët, pa kaluar më parë testin e institucioneve të vetingut.

Pak ditë më parë, gjatë seancës së vettingut, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme të kolegëve të tij ndërkombëtare, që pretendohet se janë fotografuar në marëdhënie erotike dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së që do jepnin vendimet për të.

Jacobs, në seancën dëgjimore që zgjati 8 orë, tha se kolegu i tij, Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, i kishte lënë në dorë disa vëzhgime bashkë me informacionin e sigururuar nga dy burime, një shqiptar dhe një i huaj, që Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, përfshirë pretendimin se kishin foto kompromentuese ndaj tij.

https://lapsi.al/2021/03/24/onm-plas-bomben-prokurorja-elisabeta-imeraj-pergjoi-nderkombetaret-me-divorc-fake-nderhyri-ne-kpk/

Rasti i Elisabeta Imerajt po dëshmon qartë se i gjithë korpusi i drejtësisë me njerëzit e caktuar nga kjo mazhorancë është futur në një spirale përplasjeje me vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata që janë pas tyre, që kërkojnë të ruajnë së paku fasadën e pavarsisë së procesit. Edhe institucionet e varura nga qeveria edhe trupa e vettingut që qëndroi si e tredhur, duket si kur dirigjohen nga e njëjta dorë që ka vënë në lëvizje dhe KLP-në.

Pikërisht raste si ky ku ata që shërbejnë, i shpëtojnë vettingut me vendime të çuditshme si ato të KLP të drejtjar nga Gent Ibrahimi, i kanë dhëne dërrmën e fundit besimit tek reforma në drejtësi, e cila po kthehet në një karagjozllëk në sytë e publikut. 

@Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI