Flash

Arrestimi i të fortëve në Elbasan nën sfondin e fushatës elektorale të 25 Prillit

Lapsi.al 29 March 2021
Arrestimi i të fortëve në Elbasan nën sfondin e

Renea arrestoi në Elbasan një prej emrave më të përfolur për ngjarjet kriminale në këtë qark, Ardian Çapjan, ndërsa është shpallur në kërkim Florenc Çapja. Urdhër-arrestet e prokurorisë së Elbasanit janë për një ngjarje të vjetër për të cilën Çapjat janë shoqëruar dhjetëra herë në polici. 9 vite më parë u ekzekutuan në shtëpinë e tyre Gentian dhe Zenel Beqiri.

Gentian Beqiri u vra pas dënimit për ekzekutimin e Sokol Çapjas dhe akuza ka qenë se vrasja u porosit nga fisi Çapja për hakmarrje. Ende nuk është e qartë prova e re e siguruar nga prokuroria për këtë vrasje. Pak muaj më parë u arrestuan ekzekutorët e krimit dhe në një nga dëshmitë, Elvis Bardhi tregonte krimin.

“Porosia është dhënë nga Çapjat. Etien Cani, ka parë nënën e Gentianit të zbresë nga pallati dhe të shkojë për Pazar. Mandej na ka informuar se janë larguar dhe dy policët nga hyrja e pallatit dhe kanë hyrë në makinë. Menjëherë unë dhe Olsi Leku, kemi hyrë në hyrjen e pallatit dhe me shpejtësi jemi ngjitur lart në katin e pestë. Në derë kam trokitur unë dhe kam qëndruar para syrit optik të derës, pasi babai Gentianit, Neziri, më njihte dhe ma kishte hapur disa herë portën e shtëpisë, pasi i kisha vizituar edhe disa herë të tjera. Vizitat në shtëpi i kryeja, për të shoqëruar me muhabet Gentian Beqirin, pasi me të isha shok dhe e vizitojë në banesë kur ishte me arrest shtëpie. Kur unë kam qëndruar para syrit optik, Olsi Leku, ka qëndruar disa shkallë më poshtë në mënyrë që të mos dukej nga brenda derës, pasi do krijonte dyshim dhe nuk do e hapnin derën. Sapo Neziri, ka hapur derën nga brenda dhe më ka thënë “…Mirmëngjes…”, unë e kam shtyrë me forcë dhe jam drejtuar në dhomën ku qëndronte Gentian Beqiri. Ky i fundit ishte i shtrirë dhe në gjumë. E kam goditur me pistoletë në kokë, armë të cilën ma ka dhënë Olsi Leku. Ndërsa pas meje ka hyrë në banesë dhe Olsi Leku, i cili duke parë që ka filluar të bërtasë babai i Gentianit, ai e ka rrahur me grushta e shkelma në korridorin e apartamentit, duke e lënë të shtrirë Nezir Beqirin.

Por Neziri, vetëm ulëriste dhe Olsi Leku, ka hyrë në një nga dhomat ka marë një jastës dhe ja ka vendosur në fytyrë, duke ja mbajtur të shtrënguar, derisa Nezir Beqiri, nuk ka lëvizur më…”,-ka treguar në dëshmi Ervis Bardhi.

Urdhër-arrestet janë lëshuar në nisjen e fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa dëshmia e sipërme është botuar në media gjatë vitit të kaluar. Në Elbasan tashmë është e njohur ndarja e bandave të lidhura me partitë politike. Çapjat kanë qenë në armiqësi me disa grupe prej vitesh, mes të cilëve edhe grupi i njohur si banda e tregut ushqimor, që drejtohet nga Suel Çela.

Në Ditën e Verës, në përplasjen mes militantëve, në grupin që sulmoi mbështetësit e PD-së ishte edhe një prej protagonistëve të përplasjes me policinë në tregun ushqimor të qytetit disa vite më parë, i identifikuar si Kel Çami.

Në të njëjtën përplasje, Shqiptarja.com publikoi një foto që tregonte se në grupin e militantëve të Partisë Demokratike ishte edhe nipi i Ardjan Çapjas, Klevisi.

Pak ditë më parë, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka denoncuar prokurorin e Elbasanit, pasi sipas saj po përdor pozicionin e tij për të intimiduar e kërcënuar kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllain e tij, Besjan Ajazi.

Kryemadhi shtoi më tej se Besjan Ajazi është këshilltar i Taulant Ballës dhe kandidat për Partinë Socialiste në qytetin e Gramshit. Kryemadhi kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të rishikojë emërimin e Ajazit në prokurorinë e Elbasanit.

“Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit. Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme. Ndoshta ky do të jetë një moment shumë i mirë, qoftë edhe konflikt interesi, ai njeri duhet të largohet nga qarku i Elbasanit si prokuror i prokurorisë. Sepse turp më të madh sesa instrumentet e Prokurorisë së qarkut të Elbasanit, apo dhe të policisë, e në emër të Taulant Ballës, do të më vinte shumë keq dhe do të ishte një zhgënjim shumë i madh nga institucionet ndërkombëtare, të cilët kanë harxhuar para pafund për të depolitizuar sistemin e drejtësisë. Jo vetëm që nuk e kanë depolitizuar, por përkundrazi u kanë dhënë teserën e partisë së Rilindjes”- tha Kryemadhi. Deklaratat e Kryemadhit u bënë pas arrestimit të Sokol Skurës, kandidatit të LSI i cili u arrestua duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur.

Mbetet për t'u parë nëse arrestimet e kësaj të hëne janë kryer pas daljes së provave të reja në çështjen e vrasjes së dyfishtë të Gentian dhe Zenel Beqirit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI