Flash

“Klube si Juventus duan ta blejnë, por tek City do ndihej më mirë”: ish-mbrojtësi i Citizens këshillon Messin

Lapsi.al 14 February 2021
“Klube si Juventus duan ta blejnë, por tek City do ndihej më

Fundi i sezonit po afron dhe për shumë skuadra është koha për tu përforcuar, por edhe për shumë lojtarë të vendosin për të ardhmen e tyre. Nga fillimi i vitit 2021, ata që shkojnë në skadencë kontrate mund të akordohen me një ekip tjetër për sezonin e ardhshëm e mes tyre është edhe Lionel Messi. Një problem i madh për Barcelonën, që nuk mund t'i ofrojë atij rinovimin duke qenë se nuk ka një president dhe se zgjedhjet do të bëhen pothuajse në fund të marsit. Një mundësi e shkëlqyer për ata që ëndërrojnë ta kenë në skuadër Pleshtin. Në Paris është Neymar, i cili tashmë ka thënë se e pret me krahë hapur, por duhet patur kujdes edhe nga Manchester City...

Paralajmërimin se të dy klubet mund të pësojnë ndonjë befasi nga ndonjë i tretë e ka dhënë Pablo Zabaleta, ish-bashkëlojtar tek Argjentina me Messin. Duke folur për Mirror, mbrojtësi (kohët e fundit është tërhequr) shpjegon se Citizens mund të jenë destinacioni natyral nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona. Një eventualitet që dukej pothuajse absurd para verës së kaluar, por që tani rrezikon të bëhet realitet. "Nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona dhe dëshiron të luajë në kampionatin më të mirë, atëherë ai duhet të ketë një përvojë të Premier League. Është diçka që sigurisht mund ti interesojë atë, sepse çdo lojtar që njoh më ka pyetur se si është të luash në Premier League”.

Një jo e mundshme për rinovimin do t'i vinte Citizens në vijën e parë në gjueti për Messin, duke marrë parasysh edhe që në Mançester ai do të gjente njerëz që janë mjaft të rëndësishëm për të. Duke filluar me trajnerin, sigurisht, por edhe një shok skuadre... “Manchester City ofron kushte perfekte. Ai e njeh mirë Pepin, njeh Txiki Begiristain dhe Ferran Sorianon pa harruar Agueron. Largimi nga Barça do të ishte një vendim i rëndësishëm, por nëse kjo është ajo që ai dëshiron, më mirë të shkojë në një klub ku ka njerëz që mund ta ndihmojnë të ambjentohet. Kur ke qenë në një klub për një kohë të gjatë, të shkosh diku tjetër mund të jetë e çuditshme. Jam i sigurt se klube si PSG ose Juventus gjithashtu do të donin ta blinin, por unë mendoj se City do të ishte vendi më i mirë për Messin për të shkuar".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI