Flash

Video/ Liverpool shembet, gafë e Alisson edhe në Leicester: “Po shfaqen sintomat e Karius”

Lapsi.al 14 February 2021
Video/ Liverpool shembet, gafë e Alisson edhe në Leicester: “Po
Nëse nuk ka dy pa tre, tifozët e Liverpool gjithashtu mund të fillojnë të shqetësohen. Reds, pas humbjes në shtëpi kundër Manchester City, rrëzohen edhe kundër Leicester. Goli i Salah, në asistin fantastik të Firmino nuk ishte i mjaftueshëm, sepse Vardy dhe shokët e tij përmbysën rezultatin në pak minuta dhe morën një rezultat 3-1 që, sipas të gjitha mundësive, në fund të ndeshjeve të javës do ta përjashtojë ekipin e Klopp nga pozicionet që vlejnë Champions. Por ajo që bën më shumë zhurmë, ndoshta, është një ditë tjetër e keqe për Alisson. Portieri brazilian, një nga sekretet e Reds, është në një kohë kur… nuk bën asgjë si duhet. Edhe në ndeshjen kundër City portieri ka përgjegjësi të rëndësishme për dy nga katër golat e shënuar nga ekipi i Guardiolas. E, edhe në 2-1 e realizuar nga Vardy, goli që përmbys lojën në favor të ekipit të ish-it të madh Rodgers (i zëvendësuar në pankinë nga Klopp), është faji i tij. Alisson doli.., në stilin Neuer në një top të gjatë nga mbrojtja e Leicester, duke dashur ti marrë kohën Vardy. Vetëm se braziliani e shkel topin duke përplasur edhe Kabak, që e filloi karrierën e tij me Liverpool, sa më keq nuk mundej. Sic duket, fjalët e mira të Klopp pas ndeshjes kundër City nuk e kanë qetësuar Alisson, që tani duhet ta ketë moralin edhe më poshtë. E tani në rrjet kanë nisur të flasin për mallkimin… Karius. Diçka që, pas natës së keqe të gjermanit në Kiev, dukej se e kishin harruar në Liverpool falë performancës së Alisson, i cili fitoi çmimin e parë Yashin si portieri më i mirë në botë në vitin 2019. Tani nisën të shfaqen sërisht postimet pickuese... "Alisson ka filluar të shfaqë simptoma të Karius", vëren një tifoz në Twitter.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI