Flash

"Tek Inter, sepse klubi anglez nuk kishte para": Roberto Carlos tregon historinë që i ndryshoi karrierën

Lapsi.al 14 February 2021
"Tek Inter, sepse klubi anglez nuk kishte para": Roberto Carlos tregon

Kur bëhet fjalë për mbrojtësit më të mirë anësorë, emri i Roberto Carlos është një nga ata për të cilin të gjithë bien dakord. Braziliani konsiderohet unanimisht një nga anësorët më të mirë të majtë në historinë e futbollit. Ai bëri historinë si me Seleçao ashtu edhe me fanellën e Real Madrid, ndërsa tek Inter kaloi dicka më keq. Eksperiencave të tij në karrierë, që e çuan më pas të luante në Rusi dhe madje edhe në Indi, Roberto Carlos mund ti shtonte Premier League. Ashtu si ka zbuluar ai vetë për Goal, në dy raste ai mund të luante në Angli. Por asnjëherë tratativa nuk përfundoi.

Rasti më i fundit është në 2007, në fund të aventurës së tij me Real, kur e kërkoi Abramovich. "Kam pasur dy propozime, njëri nga Fenerbahce dhe tjetri nga Chelsea. Me anglezët nuk shkoi mirë, kështu që firmosa me Fenerbahce, por isha shumë afër kalimit tek Chelsea. Në të vërtetë ishte e kryer, ramë dakord për gjithçka, thjesht duhej të shkoja atje dhe të nënshkruaja kontratën. Ishte një javë para se të nënshkruaja me Fenerbahce, isha në Paris dhe kisha takuar Roman Abramovich dhe ish-CEO Peter Kenyon. Fatkeqësisht, në minutën e fundit diçka shkoi keq përpara se të finalizohej operacioni, është diçka që ndodh shpesh në futboll. Kishte një problem me avokatët. Por praktikisht ishte punë e kryer”.

Në fund Roberto Carlos shkoi në Turqi, por ka ende keqardhjen që nuk e provoi veten në kampionatin anglez. "Jam 100% i sigurt se do të kisha bërë mirë në Premier League dhe se me karakteristikat e mia do të isha përshtatur shumë mirë". Keqardhje e dyfishtë, sepse braziliani zbuloi se edhe para se të mbërrinte në Serie A mund të transferohej në Premier. Por klubi që donte ta blinte... nuk kishte para për ta bërë. "Luaja ende në Brazil me Palmeiras dhe në 1995 Aston Villa më kërkoi. Por ata nuk mund ta përballonin kartonin tim, kështu që unë përfundova tek Inter ”. Dhe pjesa tjetër, siç thonë ata ... është histori, edhe pse zikaltrit nuk e vlerësuan sa duhet.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI