Flash

"Humbëm për një penallti të dyshimtë, po të na e jepnin ne, do bëhej nami": Pirlo shpërthen ndaj arbitrimit

Lapsi.al 14 February 2021
"Humbëm për një penallti të dyshimtë, po të

Andrea Pirlo ka mbetur i hidhëruar nga humbja në Napoli: "Nuk pësuam kurrë një goditje në portë dhe humbëm për një episod të dyshimtë. Ekipi luajti një lojë të mirë dhe krijoi shumë, është për të ardhur keq që nuk shënuam. Jam i kënaqur me performancën, mëkat për rezultatin". Me këto fjalë trajneri i Juventusit ka komentuar kontaktin Chiellini-Rrahmani: "Nëse fishkëllehet penallti për dikë që i hap krahët ndërsa topi është në duart e portierit, atëherë do të kishte një penallti në çdo kontakt. Nëse do të kishte ndodhur diçka e tillë për ne, nuk e di nëse ata do ta kishin dhënë penallti dhe, nëse e bënin kush e di se çfarë polemikash do krijoheshin... Ndeshje e vendosur nga episodet, si ajo e të verdhës së dytë të mundshme ndaj Di Lorenzos, por ne i pranojmë dhe vazhdojmë përpara".

Pirlo më pas u kthye të flasë për ndeshjen: "Në pjesën e parë topi qarkulloi pak ngadalë dhe ne i dhamë mundësinë Napolit të mbyllej mirë. Në pjesën e dytë ishim më të paparashikueshëm dhe vetëm goli na mungoi."

McKennie hyri vetëm në fund: "Kishte probleme gjatë javës, që në ndeshjen kundër Interit në Kupën e Italisë luajti 20 minuta në gjendje jo optimale". Juventus duket se i mungon vazhdimësia, por Pirlo nuk kërkon ta bëjë dramë: "Këto humbje ndihen, kreu mbetet larg, por kampionati është i gjatë. E përsëris: e rëndësishme është të bësh paraqitje të mira. Tani le të mendojmë për Champions".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI