Flash

Giannina Maradona trondit opinionin: "I kujt është faji, nëse vetëvritem?"

Lapsi.al 14 February 2021
Giannina Maradona trondit opinionin: "I kujt është faji,

Giannina Maradona, vajza e ish-kampionit argjentinas që vdiq në 25 nëntor, i është përgjigjur kritikave të një gazetari, duke bërë aludime për vetëvrasje. "Nëse do të bëja vetëvrasje për shkak të gjithçkaje që ata thonë kundër meje, kush do të fajësohej? Askush, apo jo? Sepse askujt nuk i intereson asgjë - shkruajti ajo në një histori në Instagram -. Thonë gjënë e parë që i vjen në mendje dhe, nëse më pas vërtetohet e kundërta, nuk ka rëndësi”.

Vajza 31-vjeçare, e lindur nga martesa me Claudia Villafane, shfryn dufin e saj pas deklaratave të një gazetareje, Sandra Borghi, e cila nga mikrofonat e transmetuesit 'Canal 13' ka thënë, duke iu referuar vdekjes së ish-kampionit, "dhe në të gjitha këtë histori, ku ishin vajzat? A nuk e panë se çfarë po ndodhte? Ku ishte Giannina?". Kjo ka qenë fraza që e ka nxitur të bijën e Maradonës të reagojë: "Unë jam një grua e fortë dhe koha do të tregojë se si shkuan gjërat. Kam besim tek babai im i cili po më vëzhgon nga qielli. Ju vazhdoni të flisni, ndërkohë unë ndjek seancat e mia të terapisë për t'u ndjerë më mirë. Nëse nuk do të kisha një djalë (Benjamin, 11 vjeç, me sulmuesin e Manchester City Sergio Aguero), ato pak miqtë e mi dhe familjen time - vazhdon mendimin e saj Giannina - me ngacmimet që marr dhe jetën që më ka mërzitur do të kisha kryer tashmë vetëvrasje".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI