Flash

Stadiumi i Sevillas si 'Air Albania': Sánchez-Pizjuán bëhet strukturë anti-Covid

Lapsi.al 14 February 2021
Stadiumi i Sevillas si 'Air Albania': Sánchez-Pizjuán
Sevilla demonstron angazhimin e saj në luftën kundër koronavirusit pasi shpalli një marrëveshje me Junta de Andalucía (qeveria e Komunitetit Autonom të Andaluzisë) në mënyrë që Ramón Sánchez-Pizjuán të bëhet një nga vendet më të rëndësishme për vaksinimin masiv kundër Covid-19. "Stadiumi Ramón Sánchez-Pizjuán do të jetë një nga qendrat masive ku popullata andaluziane do të vaksinohet kundër Covid-19. Disa muaj më parë klubi i Sevilla u ofroi krerëve të shërbimit shëndetësor andaluzian, SAS, mundësinë e përdorimit të ambjenteve Rojiblanco për të kryer këtë mision shumë të rëndësishëm shëndetësor. Këtë të hënë, kur të njëjtat autoritete të vizitojnë Sánchez-Pizjuán, do të mësohen detajet dhe zyrtarizimi, duke kaluar në këtë mënyrë në startin e këtij aktiviteti", shpjegon klubin në një shënim zyrtar. Sipas klubit të Sevilla, Shërbimi Shëndetësor Andaluzian tashmë po punon për operacionin që mund të jetë vendimtar për të kontrolluar përfundimisht pandeminë: "SAS deklaroi se nëse njëqind infermierë do të shkonin në stadium, rreth 26,000 njerëz mund të vaksinoheshin në një ditë të vetme, duke vendosur në 260 numrin maksimal të vaksinave që një strukturë shëndetësore mund të bëjë gjatë ditës së punës".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI