Flash

Menaxheri i Eriksen denoncon Inter: ankimim në Kolegjin e Garancisë

Lapsi.al 9 January 2021
Menaxheri i Eriksen denoncon Inter: ankimim në Kolegjin e Garancisë

Është një përplasje totale tashmë mes Inter dhe Eriksen, sepse sikur të mos mjaftonin divergjencat e lojtarit me shoqërinë, në mes është futur edhe menaxheri i tij Martin Schoots. Menaxheri ka paraqitur tashmë një ankimim në Kolegjin e Garancisë Sportive kundër klubit zikaltër. Megjithëse arsyet nuk janë zbuluar qartë në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Coni, në qendër të gjithçkaje janë çështje ekonomike në lidhje me komisionet që nuk janë paguar ende nga klubi.

Në komunikatën zyrtare shkruhet se "Kolegji i Garancisë të Sporteve ka marrë një kërkesë për arbitrazh, në përputhje me Nenin 22, paragrafi 2, të Rregullores së menaxherëve Sportivë të Coni-t, nga menaxheri Sportiv Martinus Schoots kundër FC Internazionale Milano SpA , në bazë të kontratës së mandatit, të nënshkruar në 27 janar 2020, në sajë të së cilës shoqëria njoftoi realizimin e transferimit të lojtarit Christian Eriksen, i regjistruar atëherë tek Tottenham Hotspur FC, në shoqërinë milaneze”.

Neni 22, paragrafi 2, i cituar në njoftimin për shtyp thotë: "Në qoftë se nuk përjashtohen shprehimisht nga kontrata e mandatit, i kalohen gjithashtu Kolegjit të Garancisë Sportive CONI, në përputhje me nenin 54, paragrafi 3 i Kodit të Drejtësisë Sportive, të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me vlefshmërinë, interpretimin dhe ekzekutimin e kontratave të mandatit të përcaktuara nga menaxherët sportivë, si dhe mosmarrëveshjet përkatëse të një natyre ekonomike".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI