Flash

Video/ I ra infarkt në fushë, humb jetën futbollisti: 24 vjeçarit pësoi vdekje të trurit

Lapsi.al 7 January 2021
Video/ I ra infarkt në fushë, humb jetën futbollisti: 24
Alex Apolinario, lojtari i FC Alverca, divizioni i tretë Portugez, kishte pësuar infarkt në 3 janar duke u shembur përtokë në ndeshjen kundër Uniao de Almeirim në javën e dhjetë të kampionatit të Divizionit të Tretë. Rrëzimi tronditës ndodhi papritur në minutën e 27 të lojës, me djaloshin që nuk pati kontakt me askënd para humbjes së vetëdijes. Ambulancës iu deshën më pak se 60 sekonda për të arritur në qendër të fushës dhe e çuan futbollistin në spital ndërsa shokët e skuadrës dhe rivalët formuan një rreth për t'u lutur për shëndetin e tij. Vetëm katër ditë më vonë, futbollisti i ri humbi jetën. U mendua se defibrilatori kishte arritur ta shpëtonte, por nuk ndodhi kështu... Kjo ishte deklarata zyrtare e ekipit portugez në Instagram, në të cilën konfirmohet vdekja e futbollistit: "Me keqardhje të thellë po bëjmë të ditur, sipas informacionit të siguruar nga mjeku personal i Spitalit Vila Franca de Xira, se ka humbur jetën nga vdekja e trurit sportisti ynë Alex Sandro dos Santos Apolinário këtë mëngjes. FC Alverca Futebol SAD do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen. Në këtë moment të zisë të gjitha aktivitetet e FC Alverca anulohen".
https://youtu.be/dqByW0un81M

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI