Flash

Boateng, flirt me të fejuarën e Theo Hernandez: i dedikon "miqësinë e ëmbël"

Lapsi.al 7 January 2021
Boateng, flirt me të fejuarën e Theo Hernandez: i dedikon

Milano di të pëshpërisë shumë mirë. Qarkullon një thashethem se mes Zoe Cristofoli dhe Kevin-Prince Boateng në këto muaj ka lindur një miqësi e bukur dhe e ëmbël. Por a ka më shumë? Dashuria mes ish-lojtarit të Milanit, sot tek Monza, Kevin Prince Boateng dhe Melissa Sattas ka përfunduar zyrtarisht. Një histori e zjarrtë, por padyshim e zhdukur pasi u përpoqën disa herë ta rikuperonin. Përfundoi për shkak të mungesës së asaj ndjenje të fortë që mban së bashku një çift, përtej Maddox-it të vogël, djalit të tyre. Sipas Roberto Dandolo, në këto muaj pa Melisën, Boa është afruar me Zoe Cristofoli, të dy janë adhurues të mëdhenj të tatuazheve. Sidoqoftë, ekziston një detaj i vogël problematik: ajo është e fejuara zyrtare e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez.

Sipas të përjavshmes Oggi, Kevin-Prince Boateng, "ka ndërtuar muajt e fundit një miqësi të bukur dhe të ëmbël me Zoe Cristofoli, e fejuara e mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez”. Se cfarë ka mes të dyve, megjithatë, nuk specifikohet, edhe pse nënkuptohet se miqësia e ëmbël mund të përfshijë ndjenja të tjera... E gjithë kjo ndërsa Melissa Satta, në Instagram, tha se nuk ndihet mirë, se po vuan por do të qëndrojë vetëm. Sigurisht, bukuroshja Zoe Cristofoli nuk është një vajzë që kalon pa u vënë re dhe kjo miqësi "e bukur dhe e ëmbël" është prova. Nëse ka diçka më shumë që nuk dihet, po flasim për dy futbollistë, të bukur, të famshëm dhe plot tatuazhe, ashtu si i pëlqen ajo. E në sfond mbetet ai, Theo Hernandez.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI