Flash

“Jemi skizofrenë”: Gattuso i tërbuar pas humbjers së Napolit në shtëpi me Spezia

Lapsi.al 7 January 2021
“Jemi skizofrenë”: Gattuso i tërbuar pas humbjers së

"Nuk është vetëm një fat i keq: i thashë ekipit se këtë vit ne po hedhim në kosh ndeshje të pabesueshme. Dhe kjo më djeg. Po shoh një Napoli skizofrenik." Këto janë fjalët dhe kjo është analiza e pamëshirshme që Rino Gattuso ka bërë pas disfatës në shtëpi me Spezian. "Kam parë katër ose pesë raste para portës ku nuk kemi shkuar me bindjen e duhur", përsëriti trajneri i të kaltërve. "Nëse nga një gabim pastaj na e fusin, ka mbaruar puna. Ndeshjet luhen deri në fund, e në vend të kësaj ne hyjmë në krizë në vështirësinë e parë. Fillojmë të mendojmë për gabimin e bërë në fushë. Duhet jo vetëm të jemi thjesht vendimtar para portës, por gjithashtu të pranojmë që Spezia mund të barazojë dhe më pas të kthehet në lojë. Nëse nuk ia bëra të qartë ekipit, pjesërisht është edhe faji im "

Fjalë të qarta dhe të vendosura që gjejnë jehonë në ato të Insigne, që vendosi fytyrën para kësaj humbje pas takimit me Spezian: "Më vjen keq për këtë disfatë, na mungoi finalizimi dhe unë jam ai që bëri më shumë gabime" deklaroi ai. "Jam kapiteni dhe duhet të jem ai që udhëheq ekipin. Sot ne mund të kishim luajtur me orë të tëra, dhe goli nuk do të kishte arritur. Por nuk është vetëm çështja e kësaj: Unë e përsëris, ndiej përgjegjësinë mbi mua".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI