Inter është rrëzuar në shtëpinë e Sampdorias duke humbur 2-1 e duke dështuar në parakalimin ndaj Milan në krye të klasifikim. Ditë e keqe për zikaltrit, që nisi me penalltinë e humbur në minutën e 11' nga Sanchez që u pasua me traversën e Young në rikthimin e topit. Pastaj dy ish-lojtarë zikaltër morën skenën, duke i bërë shakanë e hidhur Contes: Candreva me penallti në të 23' e Keita Balde në të 38', kanë mposhtur Handanovic që para intervalit. Në pjesën e dytë Inter provoi të rihapte ndeshjen me De Vrij, por pa ia arritur.
Fiton përsëri Roma. Një pjesë e parë fantastike e verdhekuqve i lejon Fonsecas të kalojë lehtësisht në Crotone: dygolësh i Borja Mayoral në gjysëm orëshin e parë (jashtë shtëpisë nuk kishte shënuar kurrë), pastaj një penallti e fituar sëisht nga sulmuesi por e transformuar nga Mkhitaryan. Në pjesën e dytë verdhekuqtë vetëm kontrolluan pa probleme, me përjashtim të rastit të Golemic, në një nga shpërqendrimet e pakta difensive. Për Crotone një tjetër humbje e një ndjesi pa fuqie për të reaguar.
Lazio mposht 2-1 Fiorentinën në javën e 16 të Serie A e kthehet tek suksesi në kampionat. Bardhekaltrit zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 6 minutash me një devijim të Caicedos, por vuajtën për fraksione të gjata loje kundër një Fiorentine shumë agresive, vetëm se pak të rrezikshme. Skuadra e Inzaghit e mbylli llogarinë 15 minuta nga fundi: në gol i zakonshmi Immobile, me bashkëpunimin e portierit Dragoëski. Dy minuta nga fundi i lojës Vlahovic shkurtoi diferencën me penallti, por pavarësisht vuajtjes në kohën shtesë Inzaghi merr tre pikët e rëndësishme.
Atalanta mposht Parmën 3-0 e fluturon në renditje (me një ndeshje për të rikuperuar). Bergamaskët kaluan në avantazh pas vetëm 15 minutash falë golit të Muriel i shërbyer nga Ilicic. Në pjesën e dytë kolumbiani i la vendin bashkëkombasit Zapata që iu desh fare pak për të shënuar golin e dyfishimit. Pastaj mbërriti edhe goli i Gosens që mbylli llogaritë, duke komplikuar pozicionin, që më parë në vështirësi, të trajnerit të Parmës Fabio Liverani.
Sassuolo u kthye tek suksesi falë 2-1 në shtëpi kundër Genoas. Shomurodov iu përgjigj në mesin e pjesës së dytë avantazhit të jeshilzinjve të firmosur nga Boga në të 52’, por 7’ minuta nga fundi Raspadori fiksoi golin e fitores. Verona i shkoi pranë në Torino fitores së dytë radhazi në transfertë: nuk mjafton goli i shënuar nga Dimarco në të 67’, sepse në të 84’ Bremer rivendosi barazimin përfundimtar. Përfundon 2-2 mes Bolonjës e Udineses: emilianët dy herë në avantazh me Tomiyasu (19’) e Svanberg (40’), por u arritën nga friulanët me Pereyra (40’) e Arslan (92’).
ITALY - SERIE A
Cagliari 1 - 2 Benevento
Bologna 2 - 2 Udinese
Crotone 1 - 3 Roma
Lazio 2 - 1 Fiorentina
Sampdoria 2 - 1 Inter
Sassuolo 2 - 1 Genoa
Torino 1 - 1 Hellas Verona
Atalanta 3 - 0 Parma Calcio 1913