Flash

"Na ra si bombë, na mbeti në dorë": Presidenti Halili e drejtuesit e Tiranës nëntë orë bisedime

Lapsi.al 6 January 2021
"Na ra si bombë, na mbeti në dorë": Presidenti Halili e

Tirana është në kaos të plotë dhe në dëshpërimisht në kërkim të një zgjidhje për të dalë nga situata. Ajo që është e qartë tashmë dhe e pranuar nga ish-drejtori sportiv i klubit Arbi Laçi e presidenti Refik Halili është se Tirana ka firmosur me Cisse pasi sulmuesi kishte prishur kontratën në mënyrë të njëanshme me Ujidad Kazablanka, për shkak se kishte paga të papaguara. Klubi maroken e bllokoi në atë kohë regjistrimin e sulmuesit, por Tirana mori fillimisht një leje të përkohshme federimi ndërsa gjyqi vazhdonte në FIFA dhe tani ato 200 mijë dollarë, në pamundësi për ti marrë nga lojtari, klubi i Kazablanka i kërkon nga pala e tretë që është Tirana, situatë që solli ndërhyrjen e FIFA-s. “Kjo cështje na ka rënë si bombë e na mbeti në dorë” kjo është fraza me të cilën Halili ka përshkruar. "Tirana po mundohet të rivendosë kontaktet me Kazablankan për të kërkuar një rrugë-dalje, në mënyrë që të mos humbë dritaren dimërore të merkatos" ka sqaruar presidenti, edhe pse duket si një garë kundër kohës.

Orë bisedimesh intensive për Tiranën, në tentativë për të zhbllokuar situatën e dënimit të ardhur nga FIFA, për bllokimin e merkatos, në lidhje me cështjen e Mouktar Cisse: "Kemi diskutuar prej 9 orësh mbrëmë në një mbledhje urgjente me drejtuesit e klubit - tha Halili -. Tani e para e gjërave është të kontaktojmë sërisht me Kazablanca, sepse nuk po arrijmë të gjejmë lidhjen".

Vendimi është marrë në fakt kohë më parë nga FIFA dhe është konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, gjë që do të thotë që nëse bardheblutë nuk paguajnë shumën nuk do të kenë merkato të hapur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI