Flash

Video/ Ismajli me karton të kuq: Specia fiton në Napoli me nëntë mungesa e një lojtar më pak

Lapsi.al 6 January 2021
Video/ Ismajli me karton të kuq: Specia fiton në Napoli me

Napoli humbet terren në garën për vendin e katërt e kalohet nga Sassuolo, për shkak të një humbje të sikletshme në shtëpi kundër Spezias. Në "Maradona" ligurët imponohen me përmbysje me rezultatin 2-1, duke luajtur në 20 minutat e fundit në inferioritet, pas kartonit të dytë të verdhë të mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ardian Ismajlit. Petagna futet dhe zhbllokon ndeshjen në minutën e 13' të pjesës së dytë, por më parë penalltia e Nzola në të 23' (faull i Ruiz ndaj Pobega) e pastaj vetë Pobega në të 36' firmosën arritjen flagrante të miqve.

Starti i Napolit ishte i frikshëm me një seri rastesh që variojnë nga ai i Insigne, që gaboi përpara Provedel në minutën e 1 ', deri në shansin e trefishtë Insigne-Ruiz-Insigne dhjetë minutave më vonë. Në mes edhe konkluzionet e rrezikshme të Politanos dhe Bakayokos. Një inistim që e detyroi Spezia të mbrohet, por pa hequr dorë kurrë nga luajtja e topit. Duket se është vetëm cështje minutash për të parë avantazhin e Napolit por ndërkohë koha kalon, e porta ligure mbetet e paprekur. Edhe sepse para pushimit Provedel ndalon Insigne dy herë të tjera, në tentativën e tij të tetë të pjesës së parë.

Nga dhomat e zhveshjes, ekipi italian kthehet me Pobega dhe Gyasin në fushë, ndërsa Gattuso provoi me Petagna në vend të Politanos në hije. Duket lëvizja e duhur sepse sulmuesi triestin e bëri prezencën të ndihet menjëherë, duke i marrë kohën Terzit në krosimin e Di Lorenzos dhe duke mundur Provedel. Avantazhi zgjati vetëm dhjetë minuta: koha që i duhet Ruiz për të bërë një faull naiv ndaj Pobega në zonë dhe Nzolas të transformojë penalltinë duke zhvendosur Ospinan. Napoli nuk përfiton edhe kur miqtë mbeten me 10 lojtarë për të verdhën e dytë të marrë nga mbrojtësi i kombëtares kuqezi Ismajli, sepse gafën e bën mbrojtja e të kaltërve: lejon që Nzola e Pobega të bënin ctë donin në zonë dhe në fund të shënojnë golin e përmbysjes.

Për Gattuso, në pankinën e njëqindtë të karrierës së tij në Serie A, arrin humbja e pestë, që i bën keq klasifikimit, moralit dhe gjithashtu të ardhmes së teknikut. Festë e madhe për Spezian, që pas tre humbjeve radhazi, arrin një sukses që e nxjerr atë nga zona e rënies nga kategoria.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI