Flash

Video/ Inter i la penalltinë atij që nuk duhej: Sanchez, tetë penallti të humbura në 12 të fundit

Lapsi.al 6 January 2021
Video/ Inter i la penalltinë atij që nuk duhej: Sanchez, tetë

Penalltia e humbur nga Interi me rezultatin 0-0 në shtëpinë e Sampdorias mund, nëse do të shënohej, të ndryshonte fatin e ndeshjes në Marassi. Zikaltrit u mundën 1-2 nga dorianët e Ranierit, që penalltinë e tyre e shënuan me Candrevan, por protagonisti negativ nga njëmbëdhjetë metra është në habitatin e tij të zakonshëm në këto situata: Alexis Sanchez. Nëse vlen shprehja "bërja e gabimeve është njerëzore, këmbëngulja është djallëzore", atëherë sulmuesi kilian është djalli i personifikuar kur bëhet fjalë për goditje nga pika e bardhë: me atë në Genova bëhen tetë gabimet në 12 penalltitë e fundit të goditura.

Sigurisht që ftohtësia në përballjen nga njëmbëdhjetë metra nuk është një specialitet i shtëpisë për Sanchez, ndoshta kurrë nuk ka qenë, por kohët e fundit sikleti është i dukshëm dhe numrat flasin vetë. Në minutën e 11 të ndeshjes me Sampdorian, megjithatë, Alexis mori topin me bindje, e lënë nga Lautaro Martinez (në mungesë të ekzekutuesit të caktuar Lukaku), por e goditi dobët atë në të djathtë të Auderos i cili e devijoi, madje pa shumë lodhje.

Para dështimit në Ferraris, Sanchez kishte bërë tre gabime me ekipin kombëtar kilian, po aq në Premier League dhe i shtoi një gabim edhe në Champions League, duke shënuar nga njëmbëdhjetë metra vetëm kundër Brescias korrikun e kaluar. Numra të pamëshirshëm që sjellin një këshillë: mbase më mirë të mos i godasë më penalltitë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI