Flash

Simeone paralajmëron lamtumirën nga Atletico: “Nuk e di nëse do jem këtu edhe vitin e ardhshëm”

Lapsi.al 7 January 2021
Simeone paralajmëron lamtumirën nga Atletico: “Nuk e di

Qëndrimi i Diego Pablo Simeone në stolin e Atletico Madrid nuk është më i sigurtë, ashtu si dukej vetëm disa ditë më parë. Eliminimi i bujshëm në 1/32 e Kupës së Mbretit nga një ekip i Segunda Division B, Cornella, duket se hedh hije të mëdha mbi të ardhmen e 'Cholo' në Madrid. Alarmit i ka rënë vetë trajneri pas ndeshjes: "Kjo Kupë në vitet e fundit nuk po na jep asnjë kënaqësi, kështu që do të duhet të gjejmë zgjidhje nëse do të jemi akoma këtu vitin e ardhshëm ...".

Pastaj, në konferencën për shtyp, argjentinasi bëri edhe një reflektim që mund të ketë aromën e lamtumirës: "Futbolli është shumë i transformueshëm dhe ne gjithmonë duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive dhe çfarëdo gjëje që klubi të vendosë." Fjalë që ishin një rrufe në qiell për tifozët Colchoneros, edhe pse gazeta iberike 'As' nënvizon se te Atletico askush nuk dyshon se Simeone do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe vitin e ardhshëm.

"Unë jam shumë i lumtur këtu, por situata është gjithmonë e hapur bazuar në atë që vendos klubi," shtoi argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 që klubi spanjoll dëshiron edhe ta zgjasë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI