Flash

Kalendari i Botërorit të Formula 1, një garë... me pengesa: pas Australisë rrezikon edhe Kina

Lapsi.al 9 January 2021
Kalendari i Botërorit të Formula 1, një garë... me pengesa:

Një fillim gjithnjë e më i vështirë i sezonit për Kampionatin Botëror të Formula 1. I anulluar në "minutën e fundit" në vitin 2020, GP i Australisë rrezikon një shtyrje tjetër për tetë muaj dhe i pasigurtë është gjithashtu edhe fati i Kinës, për momentin raundi i tretë i një kampionati që aktualisht duket se ka në Emiratet e Bashkuara Arabe portin e vetëm "të sigurt".

Një nisje... në errësirë për Formula 1 2021. Sezoni i kaluar përfundoi me takimin e dyfishtë në Sakhir dhe atë në Abu Dhabi (të tre "natën"), sezoni i ri duhet të fillojë nga Bahreini. Kufizimet e rrepta anti-Covid në fuqi në Australi ndikojnë rëndë në mundësinë e garimit në Albert Park në Melburn, në ditën e parë të pranverës. "Programimi" i ri i garës australiane mund të jetë 21 nëntori: një shtyrje me tetë muaj dhe një lloj kthimi "i papritur" në të lashtën, kur GP i Australisë zhvillohej në cirkuitin qytetas të Adelaides për një dekadë të tërë (nga 1985 në 1995), që u mbyll me kalimin e garës nga gara e fundit në të parën e Kampionatit Botëror dhe transferimin e saj në Melburn.

Për ti bërë vend fazës "Doën Under", do të shtyheshin me nga një javë GP i Arabisë Saudite në Jeddah (hyrja e re në kalendar) dhe ai i Abu Dhabi, që do të zhvilloheshin përkatësisht të dielën e 5 dhe të dielën e 12 dhjetorit. Vetëm se kështu, Formula 1 duhet të lëvizë për pak ditë nga São Paulo në kryeqytetin e Shtetit të Viktorias ... Jo saktësisht një shëtitje e së dielës, siç e përkufizojnë anglo-saksonët në mënyrë shumë efektive. Sepse, në kalendarin me njëzet e tre takime të miratuar një muaj më parë nga Komisioni Botëror i FIA-s, javët mes mesit të tetorit dhe mesit të nëntorit janë të "dedikuara" për kontinentin amerikan, me GP e SHBA-së, Meksikës dhe, natyrisht, Brazilit.

Me pak fjalë, që tani është perspektiva e një kalendari të tronditur dhe spektri i një përsëritje të atij të kaluar (për më tepër me sukses) në vitin 2020. Ashtu si Australia - dhe gjithmonë për shkak të kufizimeve anti-Covid me karantinën dy-javore në hyrje në vend - Kina është gjithashtu në rrezik: GP në Shangai është caktuar për të dielën e 11 prillit. Data e ardhshme - e diela 25 prill - është caktuar por nuk ka ende një cirkuit (GP i Vietnamit tani duket të jetë një projekt i lënë mënjanë). Rriten cdo ditë e më shumë shanset që Imola dhe Portimao të kthehen në lojë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI