Flash

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Lapsi.al 6 January 2021
Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Edi Rama po punon fort për pajtimin Greqi- Turqi dhe për këtë qëllim u prit në mënyrë aq pompoze në Ankara dhe do të pritet po njësoj, te premten në Athinë. Ky është scoop-i që ka zbuluar gazetari Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

"Kam një bindje që kjo përpjekje mund të sjellë një rezultat diplomatik, që mund të jetë i rrallë", tha ai.

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë u ashpërsua shumë që prej gushtit të shkuar, kur incidentet e anijeve luftarake përreth ishullit Kastelorizio, në mesdheun lindor, krijuan tension mes krejt BE dhe Ankarasë.

https://lapsi.al/2020/09/02/gjithcka-duhet-te-dini-per-konfiktin-e-fundit-greqi-turqi/

Sipas asaj që pretendoi se ka mësuar Baton Haxhiu, negociatat për pajtim po zgjasin prej muajsh dhe Edi Rama ka marrë një rol protagonisti në to.

"Kjo është një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha... Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti", tha Haxhiu që i veshi një rol protagonisti Ramës në këtë proces.

Pasi Fevziu këmbënguli në zbulimin e më shumë detajeve, Baton Haxhiu tregoi se Rama ka bërë çmos në afrimin e Ankarasë me Athinën duke shtuar: "është një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund".

Më shumë detaje për këtë fund Haxhiu ka treguar gjatë emisionit Shock të mërkurën në Euronews.

Duke debatuar me gazetarin Andi Bushati, që e etiketoi Ramën si vasal të sulltanit të ri otoman, ai parashikoi se zgjidhja e këtij konflikti do të bëhet në Tiranë: "Të shikojmë se ç'do të thotë Bushati pas vizitës së Ramës në Athinë dhe sidomos pas asaj që do të ndodhë në datat 18 dhe 20 janar në Tiranë, që do e ngrejë diplomacinë shqiptare në një nga pikat më të larta që ka pasur ndonjëherë", iu përgjigj ai pyetjeve të gazetares Bruna Çifligu në emisionin Shock.

Lidhur me pretendimet e Baton Haxhiut, nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet zyrtare.

Kjo temë nuk u përmend as në ditën e parë të vizitës pompoze të Ramës në Ankara. E vetmja gjë që të bën të dyshosh se Rama po kërkon të luajë rolin e ndërmjetësit është se ai në muajt e fundit i ka bërë shumë lëshime të dyja palëve.

https://lapsi.al/2021/01/06/andi-bushati-cmimi-qe-do-paguajme-per-dhuratat-e-erdoganit/

Nga njëra anë ai i ka hapur rrugë Greqisë në marrëveshjen e detit. Ai ndryshoi plotësisht 180 gradë kur plotësoi kërkesën e Athinës për zgjidhjen e çështjes përmes një gjykate ndërkombëtare. Ai duartrokiti vendimin e zgjerimit të Greqisë me 12 milje dhe firmosi nga ana tjetër tokën për varrezat e ushtarëve grekë.

Ndërsa Erdoganit po i plotëson kapriçot, duke shkelur ligjet shqiptare me ekstradimin e mësuesve gylenistë dhe mbylljen e shkollave të tyre në Shqipëri.

Gjithsesi, është shpejt të thuhet se kryeministri po nëpërkëmb interesat e vendit të vet, për të marrë rolin e një "lideri global" që influencon në ndërmjetësimin mes shteteve të mëdha.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI