Flash

E PLOTE/ Si u pushtua Kongresi Amerikan, kaosi, armët dhe përplasjet

Lapsi.al 6 January 2021
E PLOTE/ Si u pushtua Kongresi Amerikan, kaosi, armët dhe përplasjet
Kjo e kërkurë shënoi diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ditën kur Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati u mblodhën për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 4 nëntorit, një procedurë që në të kaluarën ka kaluar si rutinë, në rrugët e Uashingtonit u mblodhën mijëra njerëz të thirrur nga presidenti që po largohet. Donald Trump doli para mbështetësve të tij dhe tha se nuk do ta njihte Joe Biden si President të ligjshëm dhe se zgjedhjet ishin vjedhur. Pas këtyre deklaratave qindra persona i janë drejtuar Capitol Hill ku vijonte seanca e Kongresit për certifikimin e zgjedhjeve. Vlen për tu theksuar se në seancë nënpresidenti Mike Pence “tradhtoi” Trump duke deklaruar se nuk do të rrëzonte rezultatin e zgjedhjeve pasi i ishte betuar Kushtetutës. Një numër kongresmenësh republikanë e kontestuan rezultatin dhe në sallë vijonte debati. Sapo turma është afruar kanë nisur përplasjet me policinë e cila e ka pasur të pamundur të ndalë protestuesit. Menjëherë forcat e sigurisë kanë hedhur gazlotsjellës dhe madje kanë nxjerrë edhe armët për të mbrojtur ligjvënësit. Raportohet për një grua të plagosur në gjendje kritike dhe për 3 të tjerë të plagosur më lehtë.  Ky është momenti kur forcat e sigurisë u kërkuan kongresmenëve të linin sallën nëpërmjet një tuneli të fshehtë. Nën mbrojtje është marrë menjëherë nënpresidenti Pence. Pas eskalimit të situatës i pari që doli në Tv ishte presidenti i zgjedhur Joe Biden. Ai i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Kapitoli.  Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit. Biden tha se skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë. Pak minuta më pas Trump postoi një video në Twitter ku u bëri thirrje njerëzve të shkonin në shtëpi edhe pse sërish zgjedhjet i konsideroi të vjedhura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI