Pikërisht atëherë kur mund të mendohej se 2020 i kishte përfunduar titujt kryesorë të cuditshëm, Diego Costa e Gabriel Jesus provojnë të kundërtën: të dy shfaqen në disa foto intime - në shtrat me të njëjtën grua misterioze – të fshehura në një Bibël në shitje në një dyqan bamirësie.
Kjo sipas asaj që bën të ditur The Sun, që pretendon se këto shkrepje të cuditshme janë gjetur në një Bibël që ishte dhuruar në Londër kohët e fundit, ku Costa e Jesus të dy shfaqen pa bluzë në foto të ndara por me të njëjtën grua me të cilën duket se janë të ngushtë. Ky është i gjithë informacioni për momentin për këtë incident pa kuptim, që ndoshta mund të mbetet e pazbuluar historia pas këtyre fotove e për më tepër përse kishin përfunduar fshehur në një Bibël në një dyqan bamirësie. “Këto foto janë dalluar në cast si Jesus e Costa – e të dy janë me të njëjtën grua,” ka thënë burimi. “Janë të dy duke qeshur e duken krejtësisht të relaksuar në shoqërinë e saj. E megjithatë duket se fotot janë shkrepur në kohë të ndryshme".
Në qendrën e bamirësisë, sipas asaj që bën të ditur tabloidi, personi në fjalë kishte dërguar dy çanta në dyqanin e bamirësisë dhe në njërën prej tyre ishte vendosur një Bibël. Pasi u hap libri brenda u gjetën fototintime të dy futbollistëve të Chelsea e Manchester City, ndërsa identiteti i gruas në foto ende nuk dihet.