Flash

Video/ Pështyn në fytyrë kundërshtarin, kapet nga VAR: Thuram rrezikon një skualifikim të gjatë

Lapsi.al 19 December 2020
Video/ Pështyn në fytyrë kundërshtarin, kapet nga VAR:

Një gjest i turpshëm, që është e sigurtë se do ti kushtojë një skualifikim të gjatë. Marcus Thuram është ndëshkuar me karton të kuq në të 78' e Borussia Moenchegladbach-Hoffenheim (që më pas përfundoi 2-1 për miqtë) për arsye se pështyu në fytyrë mbrojtësin kundërshtar Stefan Posch. Telekamerat e kanë fiksuar episodin e pas një kontrolli në monitor arbitri Ëillenborg i tregoi kartonin e kuq. Sulmuesi, i biri i ish-mbrojtësit të Parma e Juventus Lilian, rrezikon tani një skualifikim të gjatë.

Thuram e Posch kanë nisur debatin pasi sulmuesi u lëshua në mënyrë plateale në një kontakt të lehtë në hyrje të zonës me kundërshtarin, me Posch që e ftoi të cohej e të mos bënte skena. Gjesti i shëmtuar do ti kushtojë rëndë francezit, duke patur parasysh edhe protokollin anti-Covid.

ROSE: "DUHET T'I JETË DJEGUR SIGURESA"

Për episodin ka folur pas ndeshjes edhe tekniku i M'Gladbach, Marco Rose, që ka dënuar gjestin e lojtarit të tij: "Do të doja të kërkoja unë ndjesë personalisht si trajner e në emër të të gjithë klubit - tha Rose - Një episod i tillë është i papranueshëm në një fushë futbolli. Marcus është një djalë i mirë, shumë i edukuar. Në atë moment duhet ti jetë djegur siguresa, është shpjegimi i vetëm. E bëri një dëm skuadrës".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI