Flash

"Të më tregojë që gabohem": Koeman mungesë konsiderate për Pjanic

Lapsi.al 19 December 2020
"Të më tregojë që gabohem": Koeman mungesë

Aventura e Miralem Pjanic tek Barcellona nuk ka nisur në mënyrën më të mirë: Champions League mënjanë, boshnjaku kalon gjithnjë e më shumë kohë në pankinë se në fushë. E tashmë, dy javë nga shfryrja e dufit, Ronald Koeman i përgjigjet futbollistit të tij. “Ka shumë konkurencë në mesin e fushës. Kundër Real Sociedad Aleñá hyri përpara Pjanic sepse është majtosh e kisha nevojë për një mesfushor majtosh. Varet nga skuadra e nga momenti. Ashtu si të tjerët, duhet të presë rastin e tij e të tregojë se trajneri gabohet që nuk e fut në lojë. Mund të luajnë vetëm 11. Ka lojtarë që duhet të presin mundësinë e tyre e, kur e kanë, tregojnë se janë të nevojshëm për skuadrën".

Kohë të vështira për Pjanic në Katalonjë, sepse kurrë nuk do të kishte menduar këtë konsideratë të pakët nga ana e Koeman. Sigurisht, revolucioni i munguar në verë (në fund Busquets qendroi) nuk e ndihmoi, e aq më pak Covid që e bëri të humbasë përgatitjen e shkurtër. Kështu, ish-mesfushori i Juves ka regjistruar pak prezenca e shumë ndeshje si spektator. Bilanci prej 7 prezencash në Liga (vetëm një si titullar) e 6 në Champions League të gjitha nga minuta e parë është vërtetë i pakonsiderueshëm.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI