Java e 13 e Premier League mbyllet me suksesin në transfertë të Manchester United në fushën e Sheffield United. Skuadra e Solskjaer e pa veten në disavantazh në të 5’ (gol i McGoldrick) për një gabim të Henderson, por e udhëhequr nga Rashford (realizoi në të 26’ e në të 51’) e Martial (33’) arrin përmbysjen e, pas golit të dytë të McGoldrick në të 87’, fiksoi rezultatin në 3-2. Rast i humbur për Aston Villa që në shtëpi nuk shkon më shumë se 0-0 kundër Burnley.
SHEFFIELD UNITED-MANCHESTER UNITED 2-3
Mbetet gjithnjë e më i fundit në renditje Sheffield United që në shtëpi kundër Manchester United pëson humbjen e 12 sezonale, duke u mposhtur 3-2 por jo pa luftuar. Nisje tronditëse për Red Devils: në të 5’ Henderson bën të ndihet mungesa e De Geas duke kryer një gafë banale që i hapi rrugën avantazhit të McGoldrick. United pati nevojë për pak kohë të merrte veten e pas 25 minutash kthehet në lojë me barazimin e Rashford që përfitoi nga një top i gjatë i Lindelof. Djajtë shfrytëzuan inercinë dhe vazhduan të ndëshkojnë Sheffield, që u dorëzua në të 33’ në goditjen e Martial, që përmbysi rezultatin. Në pjesën e dytë skuadra e Solskjaer shënoi edhe golin e tretë në të 51’ me Rashford që finalizoi një aksion të shkëlqyer koral të nisur nga gjysëmfusha e tyre. Sheffield vuri në punë krenarinë dhe shkurtoi diferencën në 2-3 tre minuta nga fundi sërisht me McGoldrick, që nuk e pengoi dot United ti gëzohet suksesit të 7 në kampionat.
ASTON VILLA-BURNLEY 0-0
Aston Villa nuk arrin të shkojë më shumë se 0-0 kundër Burnley e humbet një mundësi të artë për tu kthyer në ritmin e kryesuesve. Skuadra e Smith bëri ndeshjen nga minuta e parë, krijoi shumë raste por ishte edhe e pafat (dy shtylla të goditura nga Villans), për të zhbllokuar ndeshjen. Në pjesën e dytë vazhdoi ofensiva e Aston Villas, por me një fotokopje të 45 minutave të para, kërcënimet e për prapavijën e Burnley nuk prodhojnë efektet e shpresuara. Grealish e El Ghazi kanë më shumë se një mundësi për të goditur, por asnjë prej të dyve nuk arrin të kalojë Pope i cili, në fund, mund të festojë bashkë me të tijtë për pikën e cmuar të marrë jashtë shtëpisë.
ENGLAND - PREMIER LEAGUE
Aston Villa 0 - 0 Burnley
Sheffield United 2 - 3 Manchester United