Flash

Mou-Klopp, shkëndija në fund të ndeshjes: “Nëse do sillesha si ai, do më përzninin brenda minutit”

Lapsi.al 17 December 2020
Mou-Klopp, shkëndija në fund të ndeshjes: “Nëse do

Dhe në fund ... plasin shkëndijat. Siç mund të imagjinohet, duke pasur parasysh protagonistët. Liverpool-Tottenham përfundon 2-1 për vendasit, të cilët dalin nga Anfield me tre pikë falë një goli vetëm disa minuta nga fundi i Firminos, që prishi ekuilibrin e krijuar nga golat e Salah dhe Son. E sapo gjyqtari vendosi se ishte koha për të shkuar në dushe, dy protagonistët e mëdhenj përshëndeten, afrohen dhe ... fillojnë të diskutojnë. Me një buzëqeshje në fytyrë, sigurisht, por kur Josè Mourinho dhe Jürgen Klopp përplasen, rreziku që të ndodhë diçka e jashtëzakonshme (për mirë ose për keq) është gjithmonë shumë i lartë. Prandaj është normale që ngjarja të bëjë xhiron e botës. Ashtu si dhe shpjegimet e të dyve.

I pari që foli ishte Special One, i cili sipas asaj që bën të ditur The Sun, i tha mendimin e tij Klopp pavarësisht se rezultati e përgënjeshtron. “Unë i thashë që ekipi më i mirë humbi. Ai nuk ishte dakord, por ky është mendimi i tij. Gjithsesi, nëse do të sillem në anë të fushës si ai, do të më përzinin pas një minute. Imagjinoni çfarë mund të më ndodhte nëse do të isha kaq nervoz, ose nëse do ti merrja tabelën e zëvendësimeve nga duart arbitrit të katërt. Për disa arsye, më trajtojnë ndryshe dhe kjo më trishton”. Referenca nuk është e rastësishme, e duket se lidhet me Pep Guardiola, i cili u përpoq të ndalonte të tregohej koha shtesë në ndeshjen e City kundër West Bromwich.

Gjermani, nga ana e tij, nuk është dakord. E duke komplimentuar kundërshtarin ... thotë diçka që nuk mund të interpretohet në mënyra tjetër. “Mendoj se kemi luajtur një ndeshje vërtet të mirë kundër një ekipi shumë të fortë që janë monstruozë në kundërsulm. Nëse humb një top, është shansi 80% që veprimi të përfundojë në zonën tënde. Por e merituam absolutisht e ai i Firminos ishte një gol shumë i bukur. Sidoqoftë, Spurs janë favoritë 100%, duke pasur parasysh cilësinë që kanë dhe mënyrën e lojës. Dhe ata do të jenë atje lart deri në fund të sezonit ”. Sigurisht që polemikat mes të dyve nuk do të ndalen këtu ...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI