Flash

I shpëtoi jetën kundërshtarit, 17 vjecari merr Çmimin Fair Play Fifa: "Nuk jam një hero"

Lapsi.al 17 December 2020
I shpëtoi jetën kundërshtarit, 17 vjecari merr Çmimin Fair

Mattia Agnese, 17 vjec, ka marrë cmimin Fifa Fair Play Award 2020 për një motiv emocionuies. Në 25 janarin e kaluar, gjatë një ndeshje futbolli mes Cairese e Ospedaletti Calcio i riu ka shpëtuar jetën e kundërshtarit të tij. Pas një përplasje në fushë, kundërshtari u rrëzua përtokë, humbi ndjenjat e nuk u ngrit më. Agnese i dha ndihmën e parë duke i shpëtuar jetën, një gjest madhështor, por që djaloshit nuk i ka humbur përulësinë: “Nuk jam një hero” ka thënë ai me modesti.

"Mu duk gjëja më e duhur për të bërë. Nuk jam një hero. Jeta ime nuk ndryshoi, jam gjithnjë i njëjti, bëj të njëjtat gjëra. Të bëhem futbollist? Po stërvitem fort", deklaroi ai gjatë një lidhje web ndërsa i dorëzohej cmimi nga Ruud Gullit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI