Flash

Schalke humbet përsëri, Ultras Gelsenkirchen kërcënojnë: “Falenderoni që luani pa publik”

Lapsi.al 17 December 2020
Schalke humbet përsëri, Ultras Gelsenkirchen

Të fundit në renditjen e Bundesligës është dicka që ultrasit e Schalke04 nuk mund ta kalojnë lehtësisht. Tifozët në këtë pikë janë shumë të ashpër kundër Geisterspiele, ndeshjeve fantazmë, ndeshjeve pa audiencë të bëra vetëm për të drejtat televizive. Ata i quajnë "teatri i majmunëve". E megjithatë, tashmë tifozët mund të bëjnë vetëm ironi, që ngjan nga larg edhe me një lloj kërcënimi: “Skuadra jonë duhet të jetë e lumtur që luan para tribunave të zbrazëta. Në rrethana normale, ne nuk do t'i kishim pranuar këto rezultate në mënyrë kaq pasive”.

Tani, megjithatë, është e rëndësishme të rigrupohen të gjitha forcat për të parandaluar që Schalke të zbresë në divizionin e 2-të. “Pra, çfarë mbetet? Padyshim një vit që askush nuk e ka jetuar më parë dhe nuk dëshiron ta jetojë përsëri. Për shoqërinë tonë, dymbëdhjetë muajt e fundit kalojnë në librat e historisë si një kapitull i zi i errët. Në fund të fundit, ne vetëm mund të shpresojmë që diçka si normaliteti të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në 2021 dhe se do të na kursehet zbritja në ligën e dytë ". Në fakt, që nga humbja 2-0 ndaj Freiburg, kjo shpresë është zvogëluar disi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI