Flash

Video/ Roma likuidon Torinon dhe arrin Juventus: 45 minuta për Kumbullën

Lapsi.al 17 December 2020
Video/ Roma likuidon Torinon dhe arrin Juventus: 45 minuta për

Roma thyen 3-1 Torinon në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serie A e ngjitet në vendin e tretë në klasifikim, duke arritur Juventus në kuotën e 24 pikëve. Verdhekuqtë, që e panë veten në superioritet numerik pas 14' për shkak të kartonit të dyfishtë të verdhë për Singo, zhbllokuan rezultatin në minutën e 27' me një silurë të Mkhitaryan e dyfishuan në të 43' me Veretout me penallti. Në pjesën e dytë trisin e realizojnë me Pellegrini (68'), përpara golit të flamurit të Belottit (73'), që nuk mjafton për të hapur ndeshjen. Granata tashmë janë të fundit bashkë me Crotone.

Gjithcka shumë e thjeshtë për Romën, e gjithcka po kaq e komplikuar për Torinon. Verdhekuqtë fituan një ndeshje që u vendos menjëherë në binarët e duhur: i ashpër Abisso në kartonin e dytë të verdhë, por edhe Singo u tregua naiv, duke i lënë me 10 lojtarë të tijtë pas cerek ore lojë, duke dënuar kështu një skuadër në vështirësi për një mbrëmje makth.

Të besuarit e Fonsecas duket se rriten në ndërgjegjësim e besim nga ndeshja në ndeshje e në një kampionat kaq të ekuilibruar, me një klasifikim kaq të ngushtë, të ëndërrosh nuk është e ndaluar. Për granta ndërkohë shqetësimet vazhdojnë: humbja e tretë radhazi e rënie deri në vendin e fundit, të arritur nga Crotone, me mbrojtjen më të keqe të Serie A. Shpirti i treguar në 25 minutat e fundit është një pikënisje, por për tu ngritur, duke filluar nga Bologna, duhet shumë më tepër.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI