Flash

Duka sulmon Ramën nga Asamblea: "Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit më e turpshmja e 30 viteve të fundit"

Lapsi.al 19 December 2020
Duka sulmon Ramën nga Asamblea: "Mënyra shtetërore e

Asambela e Përgjithshme e jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit mes gjithë vendimeve të marra, ka qenë rasti për ti kujtuar Qeverisë injorimin dredharak që i bëri kërkesave të Ligës së Futbollit, duke i bërë të ndërprisnin bojkotin me premtimin se kërkesat e tyre do të plotësoheshin menjëherë, gjë që në fakt nuk ka ndodhur: "FSHF ka bërë detyrën ndaj familjes së futbollit sa i takon bojkotit. Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar" shpjegoi Duka, që rriti dozën e sulmit.

"Nuk kërkojmë lëmoshë por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë kilometra diferentizëm më shumë”, akuzoi numri 1 i futbollit shqiptar.

Në këtë asamble u bënë edhe disa ndryshime në statut. Duke u nisur nga fakti që FSHF tashmë ka një seli të re dhe adresë të re të saj, atëherë nevojitej edhe ndryshimi në statut. Gjithashtu, me shtimin e kampionateve amatore, do të duhet të shtohen në organigramën e aktiviteteve të FSHF-së. Krahas pasqyrës vjetore financiare, një nga çështjet që u diskutua dhe kalua për miratim ishte edhe shkrirja e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Etikës në një të vetëm, sipas modelit të UEFA-s apo FIFA-s.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI