Modelja shkodrane e njohur për martesën e saj me Dzemailin ka dhënë edhe më parë mesazhe shigjetuese për ish-bashkëshortin e saj: “Nëse do takoja dikë që ti shtonte dicka të vërtetë jetës sime atëherë do ta merrja në konsideratë, përndryshe jam mirë kështu, madje më mirë se më parë” i ka thënë shqiptarja ndjekësve në Instagram, pak kohë më parë.
Duke qenë se nuk është hera e parë që Erjona godet me fjalë periudhën e bashkëjetesës me futbollistin, apo edhe vetë raportin me Dzemailin, kjo dalje e fundit e shkodranes, është konsideruar si një tjetër shigjetë ndaj kosovarit, edhe pse lidhja e tyre ka kohë që ka përfunduar…