Flash

CR7 votoi Messin, Leo injoroi Ronaldon por nuk u preferua nga trajneri Argjentinës: ja votimet e Fifa The Best

Lapsi.al 19 December 2020
CR7 votoi Messin, Leo injoroi Ronaldon por nuk u preferua nga trajneri

Ceremonia e një dite më parë kurorëzoi Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë 2020 në Fifa The Best, ndërsa sot mësohen kuriozitetet në lidhje me votimet e të përzgjedhurve (kanë votuar teknikët e kombëtareve, kapitenët e kombëtareve, një gazetar i specializuar për cdo vend e tifozët e regjistruar në FIFA.com). Ajo që ka bërë më shumë zhurmë është votimi i dy rivalëve të përjetshëm: Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Messin si lojtarin më të mirë, por Pleshti e ka injoruar krejtësisht mikun-rival duke zgjedhur Neymar.

CR7, në kualitetin e kapitenit të Portugalisë, ka vendosur argjentinasin përpara Leëandoëski e Mbappé, ndërsa 10 e Barcelonës, kapiteni i Argjentinës, ka zgjedhur Mbappé e Leëandoëskin përvec mikut të tij Neymar. Karma në fakt është dicka e njohur dhe befasia për Messin ka ardhur nga brenda "shtëpisë": Lionel Scaloni, tekniku i Argjentinës, ka preferuar Mané në vend të Messit, që për të ishte i dyti përpara Neymar.

Kuriozitet tjetër? Fituesi Lewandowski ka zgjedhur Thiago Alcantara, Neymar e De Bruyne. Mes trajnerëve, ai i Italisë Mancini ka zgjedhur Messi, Cristiano Ronaldo e Lewndowski. Luis Enrique i Spanjës ka votuar si të tretë kapitenin e tij Sergio Ramos, duke vënë të parët Messi e Thiago Alcantara. Kapiteni i Juventus dhe Italisë, Chiellini, ka zgjedhur Cristiano Ronaldon, Lewandowski e Sergio Ramos.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI