Flash

Video/ Partizani tërbohet për penalltinë e padhënë: të kuqtë nuk shënojnë prej katër ndeshjesh

Lapsi.al 19 December 2020
Video/ Partizani tërbohet për penalltinë e padhënë:

Partizani dështoi të fitonte për të katërtën ndeshje radhazi e madje edhe të shënonte për të katërtën ndeshje radhazi, duke demonstruar të gjithë limitet e një skuadre pa merkato e që në Elbasan Arena ishte jetime edhe nga tekniku Ilir Daja, për arsye shëndetësore. Të kuqtë ishin makinozë e gabonin edhe në pasimet më të thjeshta, duke bërë që kundërshtari ta kishte të lehtë ti bllokonte.

Dovedan ushtroi presion në mesin e fushës, duke përdorur depërtimet mes linjave të Ndrecës për të impenjuar Hoxhën me goditjet standarte apo topat inaktivë. 360 minuta pa shënuar janë shumë për të kuqtë, duke u kthyer ndoshta në problem psikologjik, gjë që mund ta ketë bërë Solomon të humbiste rastin i vetëm me Qirkon në të 25 e Bardhi me kokë në të 81.

Të kuqtë e kërkuan fitoren dëshpërimisht, por në minutën e 85 mund të ankohen për një episod të pafavorshëm arbitral: kontakti në zonë 5 minuta nga fundi mes Asanit e Alan u konsiderua lojë e rregullt nga Cjapi, nën protetsat e forta të lojtarëve të Partizanit. Vendi i tretë për kryeqytetasit me 13 pikë, që afrohen me një pikë ndaj Vllaznisë e Kukësit, por që kanë 6 pikë avantazh.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI