Flash

Video/ Laçi gjen 'shpëtimin' tek Duro: pa Nwabuezen, Vllazninë e thyen Xhixha

Lapsi.al 19 December 2020
Video/ Laçi gjen 'shpëtimin' tek Duro: pa Nwabuezen,

E kishte parashikuar shumë të vështirë transfertën me Lacin tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric dhe e tillë rezultoi. Laçi i Duros ka mposhtur kryesuesit e kampionatit me rezultatin 1-0 falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 87-të: “Ishte momenti i duhur për të bërë kthesën. Laçi ka skuadër të mirë, i ka munguar fati në ndeshjet e para. Po mos ishte fati s’do isha unë trajner. Në këto moment ishte e rëndësishme fitorja ndaj një kundërshtari me pikët e duhura" tha Duro, duke tentuar ti japë besim ambjentit kurbinas.

Vllaznia luajti në fakt për fitore dhe kishte mundësi të shënonte, por pak nga nxitimi e pak nga presioni i ndeshjes, nuk arriti tia komplikonte ndeshjen kurbinasve, që për më tepër pa sulmuesin e tyre prolifik Nwabueze. Në fund diferenca u bë nga lëvizja e Duros për ti dhënë hapësirë një kualiteti si Mazrekaj: "Mendoj që bëra mirë me situatën e ndërrimeve. Mazrekaj mund të luaj në formacion, ai rendimentin e jep në krahun e majtë. Në atë pozicion është Xhixha. Bëra një kombinim që s’postova Xhixhës mbas sulmuesit për t’i krijuar hapësira Mazrekajt".

Goli i shënuar nga Xhixha në të 87 i ka ngjitur tashmë bardhezinjtë në kuotën e 11 pikëve, duke rindezur ëndërrën për titull të kurbinasve, pavarësisht se vendi i parë është akoma 8 pikë larg: "Nuk ka diferenca mes skuadrave. Nuk e mendonte njeri që Vllaznia do të ishte në vendin e parë, por janë me meritë. Janë të gjithë kundërshtarë seriozë. Vështirësia ime është që nuk e kam marrë ekipin në pozita të barabarta me të tjerët. Kjo fitore na jep shpresë" përfundoi Duro.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI