Flash

Video/ Kukësi humbja e parë pas 7 javësh, Gega e ka me arbitrat: "Qesh nga halli"

Lapsi.al 19 December 2020
Video/ Kukësi humbja e parë pas 7 javësh, Gega e ka me arbitrat:

"Po qesh nga halli dhe nuk jam i lumtur. Nuk më takon mua të flas për gjërat dytësore. Shpresoj që të jenë gabime njerëzore". Është një Skënder Gega i dëshpëruar ai që shfaqet para kamerave pas humbjes 1-0 të Bluve përballë Kastriotit. Krutanët e Ndreut kanë marrë maksimumin në një ndeshje delikate, të vendosur nga goli i Bardhit. Pas 6 rezultatesh pozivite radhazi, kuksianët humbasin, gjë që nuk ndodhte nga java e dytë e kampionatit. "Nuk ishte momenti për të humbur. Shumica e lojtarëve nuk e dinim në çfarë stadiumi do luanim. Nuk mund t’i heqim meritat Kastriotit, pasi me ato që bënë ia dolën. Ne nuk duhet të dorëzoheshim, bëmë të pamundurën, kishim shumë raste dhe nuk ia dolëm" vazhdoi të ankohej Gega.

Ndreu bën një tjetër goditje me Kastriotin e tij të surprizave, që e ngjitet me 13 pikë, në shoqërinë e Tiranës e Teutës. Humbet mundësinë për të kapur kreun Kukësi, që frenohet në 16 pikë, tre distanca larg Vllaznisë gjë që i ka lënë hidhërim në gojë Gegës, që shton: "Secili e gjykon ekipin e tij. Unë flas teknikisht, fusha nuk ishte në favorin tonë. Arbitrat duhet ta menaxhonin mirë, u vonua loja. Besoj do e kalojmë edhe këtë. I tillë është futbolli. Unë po flas se çfarë i takon një trajneri. Unë nuk dua të justifikohem për humbjen, teknikisht kam rezerva për arbitrat, pasi kishte raste që të merrnin vendime të drejta.”, përfundoi Gega.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI