Flash

Video/ "Si është e mundur!?" tërbimin e Martinit e zbut goli i Vilës

Lapsi.al 19 December 2020
Video/ "Si është e mundur!?" tërbimin e Martinit e zbut

Ndonjëherë është e mundur që edhe një fitore minimale të bëjë punë, të paktën sa për të zbehur hijen e rëndë të golave të munguar dhe 7 barazimeve që i kanë humbur terren Teutës në garën për kreun. E këtë herë kundër Apolonisë së vendit të fundit, sulmi më i keq i kampionatit me 5 gola në 9 ndeshje bëri sa për të fituar minimalisht ndeshjen: "Në pjesën e parë duhet të shënonim 3-4 gola, raste flagrante me portën e boshatisur. Goli i Vilës na dha një lloj kënaqësie. Hymë shumë në stres në pjesën e dytë. I lëshuam territor Fierit. Pjesa e dytë është një ndeshje jo e mirë e jona. Gjithsesi jam i gëzuar me pikët" theksoi tekniku Edi Martini.

Shkodrani i pankinës durrsake flet edhe për episodin që mund ti kishte ndëshkuar bregdetarët, nëse 4 minuta më pas Lorenco Vila nuk do të kishte realizuar golin e fitores. Në të 26 Krasniqi me portën bosh e dërgon topin jashtë: "Jam kthyer nga pankina dhe thashë si është e mundur. Shyqyr Zotit mbaroi kështu si mbaroi. Rastet e humbura janë një dëm. Do të kisha dëshirë të shënonin sulmuesat dhe të krijonin besim te vetja”, u shpreh Edi Martini.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI