Flash

Video/ Ronaldo e Morata lëshojnë xixa: poker në Parma e Juventus një pikë nga Milan

Lapsi.al 19 December 2020
Video/ Ronaldo e Morata lëshojnë xixa: poker në Parma e Juventus

Juventus kthehet të jetë dominues në kampionat dhe e bën duke shkatërruar Parmën në Tardini me rezultatin 4-0, duke shkuar tashmë momentalisht në vendin e dytë në renditje, në shoqërinë e Inter e një pikë larg Milan. Në minutën e 23' një Alex Sandro i shkëlqyer krosoi nga e majta, filtër inteligjent i Morata e gol i ish-sulmuesit të Parmës Dejan Kulusevski, i aftë ta dërgonte topin në këndin e pambuluar të portës. Kaluan vetëm tre minuta e Morata gjeti në mënyrë perfekte me një krosim Ronaldon, që me kokë mposhti Sepe. Në pjesën e dytë, asgjë nuk ndryshoi: vazhdoi monologu bardhezi: Ramsey shërbeu trisin për Ronaldon, që harron penalltinë e humbur me Atalantën, me një dygolësh personal. Në fund, Morata kurorëzoi një tjetër përfaqësim të shkëlqyer me golin me kokë, pas krosimit të Bernardeschi.

Në ndeshjet e tjera, Fiorentina ndahet në paqe me Veronën. Vendsin dy penallti në 1-1 e Franchit. Veloso zhbllokoi ndeshjen në minutën e 8, barazoi Vlahovic 11 minuta më pas. Fiton edhe Sampdoria, 3-1 ndaj Crotones. Damsgaard kaloi në avantazh dorianët në të 26, Jankto dyfishoi shifrat 10 minuta më pas, ndërsa penalltia e Simy në shtesën e pjesës së parë nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e ndeshjes: Quagliarella në minutën e 65 vulosi rezultatin.

ITALY - SERIE A

Fiorentina 1 - 1 Hellas Verona

Sampdoria 3 - 1 Crotone

Parma Calcio 1913 0 - 4 Juventus

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI