Flash

Nga marrja në pyetje për provimin, tek dy golat me Atleticon, Suarez bën pohimin: "E dija përmbajtjen e testit"

Lapsi.al 20 December 2020
Nga marrja në pyetje për provimin, tek dy golat me Atleticon, Suarez

Nga marrja në pyetje për cështjen e provimit në Perugia tek dygolëshi në Metropolitano. Ditë intensive për Luis Suarez që, pai iu përgjigj pyetjeve të hetuesve italianë për favoret e marra gjatë provimit farsë për të marrë nënshtetësinë italiane, është përgjigjur në fushë, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Atletico Madrid ndaj Elche. Skuadra e Simeones lë pas shpine humbjen në derbi me Madrid e mban vendin e parë në La Liga.

Ajo që sulmuesi nuk po lë dot pas shpine është provimi në Perugia, sidomos pas pranimit të bërë gjatë pyetësorit. Suarez nuk ka pranuar se ka marrë pjesë në një test të trukuar - sepse nuk ka qenë kjo pyetja - por ka konfirmuar se ka marrë një mail nga Universiteti për të Huajt me ushtrime që më pas rezultuan të njëjtë me ato të provimit.

E megjithatë, në fushë uruguajani ka qenë ai i zakonshmi, i painfluencuar nga presioni i hetimit: në minutën e 41’ devijoi lehtë krosimin e Trippier, duke befasuar portierin. ‘Pistolero’ dyfishoi më pas në të 58’ duke u zgjatur për të prekur një krosim të Carrascos nga e majta. Për Suarez 7 gola në 9 ndeshjet që ka luajtur në Liga, vend që e ndan me Oyarzabal e Iago Aspas.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI