Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Verstappen injoron Hamilton: "90% e pilotëve do të fitonin me Mercedesin"

Lapsi.al 9 November 2020
Verstappen injoron Hamilton: "90% e pilotëve do të fitonin me

Lewis Hamilton numëron ditët që e ndajnë nga GP e Turqisë e - gjithashtu - nga titulli i shtatë kampion. Për të gjithë kundërshtarët e tij vështrimi është hedhur nga sezoni i ardhshëm, sepse ky aktual është pronë e Mbretit të Zi. Anglezit i mjafton ta mbyllë garën në vendin e dytë, pas Bottas për të barazuar Schumacher. Por shoku i skuadrës mund ti shtyjë gjërat, nëse vendos edhe xhiron më të shpejtë të garës, me qëllim që të fitojë tetë pikë ndaj rivalit e kështu (nga 197 aktualisht) të ngjitet në 223 pikë. Me Hamilton (+18) në këtë pikë që do të ngjitej në kuotën 300 (aktualisht 282). Finlandezi do të pozicionohej -77, duke ruajtur një pikë shprese. Sigurisht kjo do të ishte hipotezë ekstreme, sepse Hamilton duhet të mos marrë pasatj asnjë pikë në tre garat e fundit!

Nuk duhet të bëjë llogari Max Verstappen. Piloti hollandez (i treti me 162 pikë, 35 më pak se Bottas) megjithatë ka përfituar për një shigjetim të helmatisur drejt Hamilton: "Nuk ndihem i frustruar nga superioriteti i Hamilton e Mercedes. Kam admirim të madh për atë që po bëjnë, por të jem i sinqertë, mendoj se 90% e pilotëve sot në pistë do të ishin në gjendje të fitonin me atë makinë. Nuk kam asgjë me Leëis, është një kampion i madh, por nget një makinë superiore ndaj të tjerëve" përfundoi piloti i Red Bull.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI