Flash

“Katastrofë, tjetrën e godet Kessie”, Ibra bën batutë për rinovimin: “Pas penalltisë e kam keq punën”

Lapsi.al 9 November 2020
“Katastrofë, tjetrën e godet Kessie”, Ibra bën

Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Hellas Verona, Zlatan Ibrahimovic hyri në historinë e Milan sepse asnjë kuqezi nuk kishte arritur të shënonte më parë në 7 ndeshje radhazi të Serie A, por pas barazimit 2-2 kundër Hellas sulmuesi suedez nuk është aspak i kënaqur: “Fytyrën e kam nervoze, është e natyrshme, sot barazimi nuk ishte i mirë, patëm shumë raste e gabova penalltinë – ka thënë ai për Sky – tjetrën do tia lë Kessie ta godasë”, shtoi ai.

Penalltia e tretë radhazi e gabuar nga Ibra, pas atyre kundër Inter e Sparta Praga: “Ishte një katastrofë, sot nuk isha i kthjellët, luajmë shumë dhe isha o lodhur e nuk arrita të isha agresiv si zakonisht. Sot nuk isha fare“ dha verdiktin Ibra.

Kush e pyet nëse do të ishte i gatshëm të qendrojë jashtë ndonjë ndeshje, suedezi i është përgjigjur se vendos trajneri, ndërsa ka shpjeguar edhe postimin e tij të ndonjë dite më parë me fanellën e Suedisë: “Nuk ishte për mua, ishte vetëm për të nervozuar trajnerin”. Në fund një batutë mbi rinovimin e mundshëm me kuqezinjtë: "Pas penalltisë së djeshme i kam keq punët" ka bërë shaka Ibra.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI