Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Partizani fut në telashe ish-trajnerin e tij: Daja mund Kukësin 0-2, Teuta 'macja e zezë' e Tiranës

Lapsi.al 8 November 2020
Video/ Partizani fut në telashe ish-trajnerin e tij: Daja mund Kukësin

Java e dytë e Superiores ka qenë plot befasi e rezultate të rëndësishme, që për nga renditja e bëjnë kampionatin shumë emocionues. Natyrisht duhet pritur edhe Vllaznia, në transfertën e Korcës, por deri tani asnjë skuadër nuk ka mundur të bëjë dy fitore radhazi: Tirana humbet në Pogradec ndaj Teutës, Kastrioti i shpëton humbjes në Lac në kohën shtesë, ndërsa më keq nga të gjithë e ka Kukësi, që ndaj Partizanit mori humbjen e dytë radhazi.

KUKËSI 0-2 PARTIZANI

Pas dështimit në javën e parë, Ilir Daja korigjon gjithcka në mënyrën më të mirë. 4-2-3-1 i tekniku është funksionues dhe e befasoi Gegën, që priste një kundërshtar të ngjashëm taktikisht me javën e parë. Bytyci nuk i korigjoi dot humnerat difensive që krijon Kukësi dhe Cardozo në minutën e 60 kaloi të kuqtë në avantazh. Solomon depërtoi në zonë dhe shërbeu në qendër për brazilinin që nuk mund të gabonte. Numri 9 i kryeqytetasve konfirmoi ditën e mirë në Loro Borici në të 89, duke shënuar edhe golin e parë në kampionat. Tre pikë për Partizanin, që rimerr veten menjëherë, ndërsa Kukësi pëson kështu humbjen e dytë radhazi. Askush më keq se Gega që mposhtet nga ish-skuadra që e nxorri kampion dy vjet më parë.

TIRANA 0-1 TEUTA

Me gjysëm ekipi arriti të mposhtë Kukësin në debutim, por kur iu rikthyen lojtarët provoi humbjen e parë, nga Teuta që konfirmohet 'macja e zezë' e bardhebluve. Në stadiumin e Pogradecit, u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Teutën që u shfaq më e saktë në rastet që iu dhanë. Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Bekaj. Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Kobina në minutën e 80’, lëvizi bukur nga krahu i djathtë, pro gjuajtja e tij u ndal te shtylla, ndërsa Vangjeli dy minuta më vonë, kishte përsëri një mundësi të artë shënimi, por u ndal në fund nga portieri Frashëri. Teuta kështu regjistroi fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.

LAÇI 1-1 KASTRIOTI

Një ndalesë atëherë kur nuk e priste. Laci merr barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë i ndalur në shtëpi nga Kastrioti. Golin vendimtar e shënoi Sebino Plaku, spektakolar në kontroll e goditje, në minutën e dytë shtesë. Tronditet Armando Cungu që sheh të humbasë katër pikë në dy javët e para, edhe pse skuadra e tij është ndërtuar për objektiva të rëndësishëm. Ai që befason është Kastrioti i Ndreut që, pasi mposhti Partizanin, merr pikë edhe në Lac duke kryesuar tashmë renditjen me 4 pikë në dy ndeshje. Më e rëndësishme për krutanët ishte se barazuan rezultatin duke luajtur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Rezit në minutën e 65.

APOLONIA 2-2 BYLIS

Ndeshje me ritëm e plot emocion në Loni Papuciu, me Apoloninë e Bylis që kërkojnë fitoren me forcë, por në fund marrin një 2-2 që i lë njëkohësisht të kënaqur e pakënaqur. Fierakët qajnë avantazhin e dyfishtë të cuar dëm, ndërsa mallakastriotët zgjimin e vonë. Në derbi, u duk se gjërat po shkonin mirë për bardhejeshilët. Haxhiu në minutën e 7′ e Mihana në të 18′ e bënë të dukej një fitore e lehtë për Apoloninë. Por asnjëherë nuk mund të quash Bylis të dorëzuar. Skuadra e Dovedan reagoi me shpejtësi dhe Ndreca në të 27′ e më pas edhe në të 69′ barazoi rezultatin, duke i dhënë barazimin e dytë radhazi ballshiotëve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI