Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Poker i Chelsea vë nën presion Liverpool: Lampard i treti në Premier

Lapsi.al 7 November 2020
Video/ Poker i Chelsea vë nën presion Liverpool: Lampard i treti

Fiton përsëri Chelsea, që vjen nga disavantazhi për të shkatërruar 4-1 Sheffield United me golat e Abraham, Chilwell, Thiago Silva e Werner. Humbja e tretë radhazi në kampionat për Everton, që në javën e tetë të Premier League dështon 3-1 në shtëpi kundër Manchester United. Bernard kaloi në avantazh Toffees, por Red Devils përmbysën gjithcka me dygolëshin e Bruno Fernandes e golin e parë anglez të Cavani. Në ndeshjen tjetër Crystal Palace mposhti 4-1 Leeds të Marcelo Bielsa.

Vazhdon seria e rezultateve pozitive për Chelsea e Frank Lampard, që mposhti 4-1 Sheffield United. Në Stamford Bridge, rasti i parë për Blues erdhi pas 4 minutash: Chillëell mori një krosim të devijuar me takë nga Abraham e konkludoi me të majtën, por Ramsdale u tregua i aftë të largonte me këmbë. Në të 9', befasisht, miqtë kaluan në avantazh: krosimi i Baldock e goditje e Berge korigjohet në portë nga goditja me takë e McGoldrick, që firmosi 1-0 për të besuarit e Wilder, duke ndërprerë kështu serinë prej 5 ndeshjesh pa pësuar për londinezët.

Kaluan vetëm 15 minuta entuziazëm, sepse Chelsea barazoi me Abraham, që u shërbye nga Kovacic e mposhti Ramsdale me një të djathtë efikase. Pas traversës së goditur nga Werner në të 31', skuadra e Lampard kompletoi përmbysjen në të 34' me golin e Chilëell, që mbërriti i pari në krosimin e Ziyech.

Në pjesën e dytë, Kovacic shkoi pranë 3-1 në të 65' me një të djathtë që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund, në harkun e tre minutave, Chelsea mbyll gjithcka: në të 77', Thiago Silva gjeti golin e parë me fanellën e Blues, me një goditje me kokë në zhvillimet e një goditje dënimi të ekzekutuar nga Ziyech, ndërsa në të 80' erdhi edhe 4-1 i Werner, që shfrytëzoi një përplasje favorizuese në mesfushë e, i vetëm me Ramsdale, nuk gaboi. Përfundoi me triumfin e Chelsea që, në pritje të ndeshjeve të tjera në fundjavë, është i treti -1 nga dyshja e kreut formuar nga Southampton e Liverpool.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Everton 1 - 3 Manchester United

Crystal Palace 4 - 1 Leeds United

Chelsea 4 - 1 Sheffield United

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI