Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Momenti i artë: pas Juventus, Morata fiton edhe Spanjën

Lapsi.al 7 November 2020
Momenti i artë: pas Juventus, Morata fiton edhe Spanjën

Fillimi i shkëlqyer i sezonit me fanellën e Juventus (6 gola mes kampionatit e Champions League, një cdo 93' minuta lojë) nuk ka kaluar pa vëmendje as në Spanjë e kështu tekniku Luis Enrique ka vendosur të grumbullojë Alvaro Morata për miqësoren kundër Hollandës e sfidat e Nations League kundër Zvicrës e Gjermanisë. Prezenca e fundit me Furitë e Kuqe i takon 19 nëntorit 2019, një vit më parë.

Morata ka një mesatare prej një goli cdo dy ndeshje me kombëtaren iberike (17 në 33 ndeshje), e fundit në 15 nëntor 2019 në goleadën 7-0 kundër Maltës. "Vendosa të grumbulloj Morata sepse që kur është kthyer tek Juventus është një lojtar ndryshe, më i mirë në aspekte të ndryshme në sulm e në mbrojtje. Është gjithnjë një kënaqësi të kthehesh të besosh tek Alvaro" ka shpjeguar Luis Enrique.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE

Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simon

Mbrojtës: Sergio Ramos, Pau Torres, Gayá, Reguilon, Jesus Navas, Sergi Roberto, Eric Garcia, Iñigo Martínez.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Canales, Koke, Marcos Llorente.

Sulmues: Morata, Gerard Moreno, Oyarzabal, Ansu Fati, Ferran Torres, Dani Olmo, Adama Traoré.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI